Remzia me çikë po relaksohet në këtë vend

0

Këngëtarja po tregohet aktive
Në këtë të nxehtë të qershorit, këngëtarja e mirënjohur, Remzie Osmani  ka zgjedhur një vend të bukur të vendit tonë që të relaksohet.
Për tu larguar nga përditshmëria, këngëtarja ka zgjedhur që të relaksohet në Prevallë, shkruan rtv21.tv
Ajo ka shijuar bukuritë e Prevallës së bashku me të bijën, Riolën.
Kjo shihet nga dy imazhe të bukura, që këngëtarja i ka publikuar në instagram për 178 mijë ndjekësit e saj.
“Dredhezat dhe boronicat qenkan pjeke ne Prevalle “, ka shkruar Remzia në instagram, në të cilin është mjaft aktive.

“Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti i fundit i këngëtares, i publikuar më 3 mars, i cili deri tani në youtube numëron 678 mijë e 458 klikime./21Media

.

Uki publikoi këngën “Syni”

0

Projekti i dytë i artistit për vitin 2019
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur shqiptar, Uki Latifi ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mbanë emrin “Syni” dhe është publikuar edhe me videoklip, përcjell rtv21.tv
Tekstin e këngës e ka shkruar vetë artisti, ndërsa producent ekzekutiv është “Royal Music Group”.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të “Royal Music Group” në Youtube, dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.
“Yjet” në bashkëpunim me ErgeNR është projekti i fundit muzikor i Ukit. Kënga është publikuar më 20 mars të këtij viti dhe numëron mbi 252 mijë klikime në Youtube./21Media

.

Zaev: Kemi sulme edhe në adresat elektronike të ministrive

0

Në pres konferencën e jashtëzakonshme të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili bëri të ditur se janë zbuluar edhe sulme të ndryshme në adresat elektronike të ministrive.

Arta Toçi në vend të Vesel Memedit!

0

Pas dorëheqjes së Vesel Memedit dhe konstatimi i të njëjtës nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në vend të Memedit do të ulet Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas listës që kanë garuar deputetët në zgjedhjet  parlamentare të vitit 2017, pas deputetit Vesel Memedi renditet Arta Toçi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Me ardhjen e Arta Toçit në vend të Vesel Memedit, Aleanca për Shqiptarët do të ketë tre deputet.

Roma ofron 25 milionë euro për Mancinin

0

Ka kohë që lojtari ka rënë në radarin e klubit

Ka kohë që lojtari ka rënë në radarin e klubit
Roma është gati të paguajë 25 milionë euro për qendërmbrojtësin e Atalantas, Gianluca Mancini.
Mbrojtësi ka një kohë të gjatë që është nën radarin e Romës dhe është zgjedhja e parë për të zëvendësuar Kostas Manolas, i cili u transferua te Napoli muajin e kaluar.
Mediat italiane raportuan se të dy klubet kanë rënë dakord për 21 milionë euro plus 4 milionë euro bonus.
23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 35 ndeshjet që ka zhvilluar sezonin e kaluar.
Mancini po pritet që t’i kryejë testet mjekësore në fund të javës, por do të jetë e njëjtë si lëvizja që bëri Bryan Cristante, kur u transferua nga Atalanta te Roma.

Federata e Karatesë mburret me sukseset e arritura në Kroaci

0

Kosova ka fituar 9 medalje në këto gara

Kosova ka fituar 9 medalje në këto gara
Federata e Karatesë së Kosovës ka bërë të ditur sukseset e arritura në Kupën Botërore dhe Ligën e të rinjve të mbajtur në Umag të Kroacisë.
Kosova në këto dy gara të zhvilluara në Kroaci ka fituar gjithsej 9 medalje, 3 prej tyre të arta dhe 6 tjera të bronzta.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin sekretari i përgjithshëm i FKK-së Nazmi Gashi dhe selektori i përfaqësueses së Kosovës, Isak Curri, transmeton KosovaPress.
Sekretari i FKK-së Nazmi Gashi në një konferencë për media u shpreh tejet i lumtur me suksesin e arritur dhe pohoi se krejt këto suksese vijnë falë punës së mirë të trajnerëve kosovar në bashkëpunim me selektorin dhe Federatën e Karatesë.
“Patëm një paraqitje shumë të mirë, një prezantim shumë të mirë të shtetit të Kosovës dhe fituam 9 medalje, 6 prej tyre të bronzta dhe 3 të arta. Medaljet e arta vlen të potencohen luftërat shumë të mira të tre medalistëve, te Melos Gashi i cili fitoi 6 luftëra, tek Benjamin Shabani i cili pat një paraqitje brilante dhe një rezultat pozitiv, nga 5 luftërat e fituara, Shabani lëshoi vetëm një pikë prej 28 të fituarave, si dhe Denisa Shabani e cila fitoi në kategorinë U12 në +40 kilogram. Vlen të ceket se përfaqësuesja e Kosovës atje kur u nis, u nis me probleme financiare si zakonisht, kishim vonesë në pagesa. Ndërsa kjo garë u realizua me ndihmën e kryetarit të Federatës, donatërove dhe shokëve tanë, ndërsa sukseset ishin shumë të mëdha”, tha Gashi.
Ndërsa selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Isak Curri tha se Kosova me sukseset e arritura në këto gara është renditur një ndër 5 shtetet më të suksesshme në këtë garë, dhe nëse vazhdojnë kështu, Kosova mund të renditet edhe më lartë në gara të ndryshme ndërkombëtare. “Sportistët tanë treguan se kanë punuar në këtë fillim vit mjaftë shumë së bashku me trajnerët e tyre dhe ne si Federatë kemi bërë të mundshme që sportistët tanë të kaliten dhe të përgatiten edhe psiqikisht edhe fizikisht dhe ti njohin rregullat e luftës në arenën ndërkombëtare, për arsye se shumica e këtyre sportistëve vetëm tani janë nivelizuar apo kanë filluar të nivelizohen me garuesit e tjerë të nivelit botëror, për arsye se këta më pak kanë kësi lloj garash, ku dihet se konkurrenca në nivelin Ballkani nuk është edhe aq sa është në nivelin evropian edhe botëror”, u shpreh Curri.
I stolisuri me medaljen e artë në Kupën Botërore, Benjamin Shabani tha se në kategorinë -75 kilogram te grupmosha U21, garën e ka bërë të veçantë fakti se kanë marrë pjesë shumë medalistë të kampionateve Botërore, të cilët i ka mposhtur dhe në fund ka arritur ta fitojë edhe medaljen e artë. “Kjo garë ka qenë një prej garave më të forta dhe një prej garave më të suksesshme të mija. Këtë garë e bënë të veçantë pasi që në këtë garë kanë marrë pjesë medalistat evropianë, botëror po ashtu ka pasur edhe medalista olimpik për të rinj. Kjo garë më ka bë të ndihem shumë mirë pasi që forma ime është ngritur lartë”, tha Shabani.
Ndërkaq edhe medalistja tjetër e artë, Denisa Shabani u shpreh tejet e lumtur me suksesin e arritur në Umag, ajo shtoi se me përgatitje tjera të cilët do t’i bëjnë së bashku me trajnerë, sukseset në të ardhmen nuk do të mungojnë. “Kur kam shkuar në Umag mosha U12 ka pasur që të marrë pjesë patjetër në një kamp, i cili ka zgjatur tre ditë. Më pas është mbajtur edhe gara e cila ka qenë më e rëndësishmja për mua dhe e vlerësoj shumë. Kur e kam arritur këtë rezultat jam ndjerë shumë e gëzueshme, nuk di se si ta përshkruaj atë ndjenjë”, u shpreh ajo.
Në Kupën e Botës kanë marrë pjesë 1206 garues nga 69 shtete, ndërsa në ligën e të rinjve kanë marrë pjesë 2578 garues nga 70 shtete.
Kujtojmë që në ditën e parë në këto gara u akredituan nga Federata Botërore e Karatesë 16 trajnerë të klubeve kosovare.
Federata e Karatesë së Kosovës tashmë ka filluar përgatitjet për Kampionatin Botëror të Karatesë, i cili do të mbahet në fund të muajit tetor, ku karateistët synojnë suksese të mëdha.

QENDRAT PËR TRAJNIM PROFESIONAL, ADEMI: MJETET JANË SIGURUAR, KËTË VIT FILLOJNË PROCEDURAT

0

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi deklaroi se që nga marrja e mandatit rëndësi të veçantë i ka kushtuar arsimit profesional.

“Diskutojmë për arsimin e mesëm profesional si dhe për trajnime. Gjithashtu të prezantojmë para opinionit themelimin e tre FET qendrave, qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim, të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve tanë dhe të gjithë qytetarëve tanë të cilët janë të interesuar për të arritur një shkallë të caktuar të kualifikimit dhe rikualifikimit”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ministri tha se mjetet janë siguruar dhe se këtë vit pritet fillimi i procedurave për krijimin e qendrave.

Julian Stenly nga Qendra Evropiane për Trajnim tha se ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe për atë tashmë gjysmë viti po e mbështesin Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

“Punë e rëndësishme është që t’i zhvillojmë qendrat për trajnim rajonal. Qendra për Trajnime Evropiane mbështet Ministrinë e Arsimit tashmë gjysmë viti për zhvillimin e kësaj ideje. Ne këto qendra i shohim si mundësi e rëndësishme dhe e madhe për të përmirësuar kualitetin e arsimit dhe drejtimeve profesionale në rajon”, tha Julian Stenly nga Qendra Evropiane për Trajnime.

Përpos kësaj, në debat u bisedua edhe për politikat arsimore. Sipas asaj që u tha, qendrat rajonale do të hapen në rajonin e Pollogut, rajonin veri-lindor dhe atë jug- perëndimor. Kur jemi tek shkollarët e mesëm të njëjtin gjatë javës që lam pas, i janë nënshtruar testeve të maturës shtetërore. Pas shpalljes së rezultateve, ata kanë lëshuar shumë kritika për lëndë të caktuara por ministri Arbër Ademi tha se për këto gjëra po kupton nga vetë mediat.

Del në shitje ishulli i Pablo Escobarit

0

Ishulli privat me mbi 14 mijë metra katrore ka shtatë plazhe të mrekullueshme
Ishulli privat Saddleback Cay në Exuma, Bahama, i cili është përdorur për të promovuar festivalin Fyre, i njohur si ahengu më i madh që kurrë nuk ka ndodhur, shitet për 12 milionë dollarë.
Ai mbahet mend për nga bukuritë natyrore, por edhe supermodelet e tilla si Bella Hadid dhe Kendall Jenner, të cilat promovuan spotet e tyre.
Ishulli ka qenë në pronësi edhe të narko-dilerit, Pablo Escobar dhe besohet se është përdorur në rrugën e tij të trafikimit.
Ndonëse festivali ishte një mashtrim absolut, ishulli nuk mund të thuhet të jetë i njëjtë.
Ishulli privat me mbi 14.000 metra katrore ka shtatë plazhe të mrekullueshme, shtëpinë kryesore dhe disa kasolle të vogël, dhe krenohet me peizazhet më të mira në botë.
Festivali luksoz, pësoi një fiasko të plotë – mijëra vizitorë të zhgënjyer për biletat e tyre, të cilat shpesh kanë paguar deri në 49,000 dollarë amerikanë në vend të vendosjes luksoze në ishull janë pritur në tenda dhe asnjë nga koncertet për të cilat ata paguan biletat nuk është mbajtur.
Sipërmarrësi Billy Mcfarland, u dënua me gjashtë vjet burg dhe gjobë prej 26 milionë dollarësh.
.

Shpenzoi shumë marramendëse për të ndërtuar shtëpinë në vend të jashtëzakonshëm

0

Gjyshi ndërtoi shtëpinë e ëndrrave në maje të pemës
Një gjysh ka bërë realitet ëndrrën e nipërve dhe mbesave të tij për të ndërtuar një shtëpi në maje të pemës.
Terry Meredith ndërtoi shtëpinë prej druri në kopshtin e pasmë të shtëpisë.
Ai shpenzoi 8000 paund për krijimin e shtëpisë 5 metra mbi tokë dhe që mban deri në 10 njerëz brenda.
Shtëpia ofron momente relaksimi dhe qetësie për familjarët. Ajo ofron pamje mbi kodrat e Welsh Hills, Cotswolds dhe Malvern Hills.
65-vjeçari fillimisht kishte planifikuar ta priste shelgun, por duke parë pamjen e tij mahnitëse u frymëzua për të krijuar një pemë për nipërit e mbesat e tij, raporton oranews.

.

U licencuan Federata e Motoçiklizmit dhe ajo e Triathlonit

0

Gashi nënshkroi edhe dy memorandume bashkëpunimi

Gashi nënshkroi edhe dy memorandume bashkëpunimi
Në një takim të organizuar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot u licencuan Federata e Motoçiklizmit të Kosovës dhe Federata e Triathlonit të Kosovës.
Ministri Gashi priti në këtë takim kryetarët e këtyre federatave, Nuhi Llugaxhiun dhe Vedat Tërmkollin, me të cilët nënshkroi edhe dy memorandume bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të tyre nga ana e MKRS-së me nga 20 mijë euro.
Ai tha se ndihet i kënaqur me dhënien e licencave për këto dy federata.
“Ne jemi të përkushtuar që të plotësojmë kushtet e nevojshme për çdo sport që zhvillohet në Kosovë dhe jo vetëm përmes dhënies së licencave për federatat e reja por edhe përmes mbështetjes financiare për këto federata. Kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të punës dhe po ashtu edhe motivimit federatave dhe të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive”, u shpreh kreu i MKRS-së.
Kryetari i Federatës së Motoçiklizmit, Llugaxhiu dhe ai i Triathlonit, Tërmkolli u shprehën të lumtur me dhënien e licencave dhe premtuan se do të angazhohen maksimalisht në zhvillimin e këtyre sporteve në vend dhe të talenteve të reja.