Aktorja publikoi fotografi të bukura
Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagül u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Nihanit” në serialin “Kara Sevda”.
Neslihani është martuar me aktorin Kadir Doğulu. Historia e dashurisë së tyre ka filluar në xhirimet e serialit “Fatih Harbiye”, ku të dy ishin protagonistë, shkruan rtv21.tv
Çifti i njohur festojnë 3 vjetorin e martesës së tyre. Në këtë përvjetor të rëndësishëm për ta nuk mund të mungonin edhe dedikimet për njëri-tjetrin.
Aktorja ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të bukura me bashkëshortin e saj, teksa posht tyre ka shkruar disa fjalë të veçanta përmes të cilave ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.
“E dashuroj zemrën tënde, sytë e tu, fjalët e tua, jetën tënde”, ka shkruar Nislihani në Instagram.
View this post on Instagram
Gönlünü,gözünü,sözünü,canını sevdiğim…
A post shared by Neslihan Atagül Doğulu (@neslihanatagul) on Jul 8, 2019 at 1:52pm PDT
Kujotjmë se, çifti për dasmën e tyre kishin organizuar një festë madhështore, e cila kishte bërë bujë në mediat turke. /21Media
Pasurohet Muzeu i Suharekës
Në afërsi të Suharekës në fshatin Peqan është zbuluar një stelë (pllakë guri me një mbishkrim dhe e zbukuruar me figura, që i kushtohej kujtimit të një të vdekuri apo një perëndie).
Këtë gjetje e bëri të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai tha se kjo stelë ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake.
Muharremaj përmes një shkrimi në “Facebook” bëri të ditur se nga shikimi preliminar ky artefakt i përket shekullit të II apo III.
“Sipas disa vlersimeve të ekspertëve që i kam kontaktuar, bazuar në shikimin preliminar kjo stellë duhet ti takoj shek.II apo III dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se është dedikuar një vajze 15 vjeçare, por bazuar në etimologjinë e emrit të saj i takon korpusit të emrave ilir”, ka shkruar Muharremaj.
I pari i Suharekës njoftoi se ky artefakt me vlera të jashtëzakonshme tani u vendos në Muzeun e qytetit.
“Ne do të vazhdojmë që të kemi përkujdesje instituticionale”, përfundoi Muharremaj./21Media
Kënga publikohet nesër
Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor.
Kënga mbanë emrin “Verë e dashni” dhe është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Bujar Qamilin.
“Verë e dashni” do të publikohet e shoqëruar me videoklip nesër në orën 19:00, përcjell rtv21.tv
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një video të shkëputur nga klipi, të cilën e ka publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 56 mijë ndjekës. “Ah e bukur vera…”, ka shkruar Korabi në mbishkrimin e videos.
“Verë e dashni” është projekti i dytë i artistit për këtë vit, pasi që në muajin shkurt kishte publikuar këngën “Zemra e saj” vetëm në version audio./21Media
Shkak reshjet e shiut
Një gropë masive është hapur në rrugë dhe “gëlltiti” një veturë duke e dërguar atë 20 metra nën tokë.
Në videon e publikuar shihet gropa e hapur në qytetin Dale, Virxhinia si shkak i reshjeve të shiut.
Filmi i incidentit, u postua në “Facebook” nga Oscar Galdamez. Kjo video tregon se e gjithë vetura karavan i kuq tashmë është zhytur në gropë.
“Kushdo që zotëron atë makinë po merr një udhëtim të ri”, mund të dëgjohet një grua në video.
Makina ra plotësisht në gropë dhe u copëtua nga betoni dhe pluhuri rreth 20 metra poshtë.
Makina kishte qenë e parkuar dhe nuk ishte askush në të.
Një kamion tërhoqi veturën nga gropa me baltë që kishte rënë të premten.
Departamenti i Transportit i Virxhinias beson se kjo u shkaktua pas reshjeve të shumta të shiut brenda një periudhe 24 orëshe.
Shtëpitë e afërta thuhet se janë të sigurta, pasi janë të vendosura larg nga të dyja anët e rrugës dhe të malit, thanë zyrtarët, duke i paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg zonës sepse toka rreth gropës është ende e paqëndrueshme dhe mund të vazhdojë të shembet./21Media
.
Rritet numri i qytetarëve të cilët duan të paraqesin parregullsi nëpër institucione ku punojnë. Sllagjana Taseva nga Trancparency International thotë se tek ne ende nuk bëhet dallimi në mes informatorit dhe kallëzuesit, dhe personat kallëzues ballafaqohen me problem të shumta, si shkarkim nga puna, ndërrim të pozitës së punës etj.
“Megjithatë kjo nuk do të thotë se ligji zbatohet ashtu siç duhet, sepse edhe pse Ligjin për mbrojtjen e kallëzuesve e kemi tani 3 vite ende ekziston informim jo i plotë edhe në kuadër të institucioneve por edhe tek qytetarët. Po ashtu ekziston edhe trajnim i pamjaftueshëm për atë se si duhet ligji të zbatohet që në mënyrë efektive të mund të mbrohet personi i cili paraqet parregullsi si kallëzues”, tha Sllagjana Taseva nga Transparency International.
Në pyetjen e gazetarëve nëse personi që e ka zbuluar rastin me sekretarin e përgjithshëm qeveritar, Dragi Rashkovski është informator, ajo theksoi se ai person nuk ka status të informatorit sepse nuk i ka respektuar kushtet ligjore dhe që të bëhesh kallëzues duhet të ndjekësh procedurat e ligjit për kallëzues.
“Nuk ka status kallëzues, sepse nuk i ka respektuar kushtet ligjore. Por ne përmes informimit tuaj, me vetiniciativë mendojmë se ajo është çështje e rëndësishme dhe për atë kemi ngritur iniciativë. Planifikojmë të bisedojmë me Entin Shtetëror për revizion sa ata do ta mbulojnë atë rast. Është me rëndësi sepse sa mjete të mëdha monetare fshihen në prapavijë dhe vlen për hulumtim”, theksoi kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Në Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit thonë se kanë një person zyrtar i cili merret me kallëzuesit dhe deri tani kanë formuar 5 raste, ndërsa 3 raste janë në fazë të formimit. Kallezues është person i cili ka dyshime të arsyetuara se ka ndodhur ndonjë vepër kundër ligjit në institucionin përkatës ose ka gjasa që kjo të ndodhë. Këto qytetarë duhet të inkurajohen që të paraqesin veprime të tilla të cilëve sipas ligjit u sigurohet edhe mbrojtje ligjore.
Florijana Ismaili, dhjetë ditë më parë humbi jetën në liqenin e Comos, e ndërsa sot po i jepet lamtumira e fundit në një ceremoni që po zhvillohet në një sallë sportesh në Worben të Kantonit të Bernës.
Në këtë ceremoni të organizuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës, janë të pranishëm familjarët, miq, kolegë dhe sportdashës.
Mes tyre janë edhe bashkëlojtaret e Florijanës, të cilat kanë veshur fanellat e klubit Young Boys, në shenjë kujtimi për lojtaren e ndjerë.
Janë mbajtur disa fjalë nga personalitete të ndryshme, nga familja dhe miqtë. Mes të tjerave një përfaqësues i federatës në fjalimin e tij lamtumirës theksoi se prindërit e Florijanës duhet të jenë krenar me vajzën e tyre.
“Është e vështirë të gjenden fjalët për atë që ka ndodhur. Por, për Florijanën si njeri nuk është e vështirë: ajo ka qenë një vajzë e qeshur, tolerante, e gatshme për të ndihmuar. Ka qenë një shembull, model. Të dashur prindër, ju mund të jeni me të vërtetë krenarë me të”.
Ceremonia sipas ritit islam mbahet nën drejtimin e një imami, ndërsa vetë varrimi do të bëhet pastaj në praninë e një rrethi të ngushtë familjar.
Pjesën më të madhe të fjalimit të tij, Vesel Memedi e shpenzoi duke kritikuar liderin e BDI-së, veçanërisht për rastin e Bashkësisë Fetare Islame. Tha se mund të numërojë edhe raste të tjera, siç është rasti i Kondovës, rasti me grupet kriminele, etj., por nuk deshi ta bëjë këtë. Ai nga foltorja e Kuvendit akuzoi edhe për keqpërdorim të buxhetit.
“Populli duhet të jetë i gatshëm për masakrën e re që do ta bëjë pushteti i ri ndaj buxhetit të shtetit, ndaj sistemit juridik, administratës dhe ndaj integritetit moral dhe juridik të qytetarëve. Për fat të keq, për shkak të kësaj, në vend që të përfundojnë me bekim – “Një shoqëri për të gjithë”, qytetarët do të përfundojnë në “një kazan të madh ferri për të gjithë”, u shpreh Vesel Memedi, kryetar i RDK-së.
Nga foltorja e Kuvendit, Memedi u porositi koalicionerëve të deritanishëm, se do të vijojë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që nuk guxon të mbarojë me amnisti të vazhdueshme, por me front të hapur dhe mobilizim. Memedi në mënyrë të drejtpërdrejtë, iu drejtua kryeministri Zaev, duke i porositur se ai është personi më i përgjegjshëm për mënyrën e funksionimit të koalicionit. Ai njëkohësisht lëshoi akuza edhe për presione ndaj kuadros shqiptare,me, siç tha, metoda të Udbës.
“Metodat dhe skenarët që i keni përdorur ndaj partnerëve të koalicionit shqiptar, më konkretisht ndaj kuadrove dhe funksionarëve tanë, gjë të cilën mund t’ua konfirmojnë me fakte dhe argumente, veçanërisht ndaj ministri Fazliu, me angazhimin e policisë financiare dhe shfrytëzimit politik të Komisionit Antikorrupsion. Përmes metodave të këtilla, po ushtrohet trysni dhe shantazohen personalitete dhe kuadro shqiptare”, tha kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.
Pas fjalimit, Memedi u përshëndet me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, e më pas e braktisi sallën e Kuvendit. Memedi, dorëheqjen e tij e paralajmëroi në seancën për rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Në vendin e tij vjen Arta Toçi nga Aleanca për shqiptarët, dhe me këtë, kjo parti politike opozitare, ka 3 deputetë. Kërkuam qëndrim edhe nga LSDM-ja, edhe nga BDI-ja, që t’i komentojnë akuzat e Memedit, por nuk morën asnjë përgjigje.
Kur udhëtarët vizitojnë qytete të mëdha u kërkohet të shmangin disa zona për të parandaluar viktimat e krimit, por në disa nga qytetet më të njohura në mbarë botën, raste të tilla ndodhin kudo, në çdo kohë.
Turistet tajlandeze, Nina Spencer dhe shoqja e saj Toi mësuan se ishin plaqkitur në një udhëtim në Londër.
Ato po ecnin nëpër “Cambridge Circus”, duke xhiruar veten në një bastisje kur udhëtonin në kryeqytetin e famshëm.
Pasi kishin kaluar rrugën, Toi kontrolloi kuletën e saj dhe vuri re se nuk e kishte. Të trazuar Toi dhe Nina shikuan në videot e tyre dhe u tronditën për atë që gjetën, transmeton rtv21.tv.
Pamjet tregojnë një grua të veshur mirë në një bluzë të zezë dhe syze dielli në kokë duke kërkuar në çantën e Ninas ndërsa, një grua tjetër, me një xhaketë lëkure të zezë që mbante një smartfon të kuq, i kishte sytë te çanta.
Në të njëjtën kohë, gruaja në syze dielli mund të shihet në video duke përdorur një qese të madhe për blerje për të fshehur dorën e hajdutit në veprim./21Media
Artistja me dedikim të ëmbël për nënën
Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj sot përmes disa fotografive të publikuar në rrjetet sociale ka uruar nënë për datëlindje.
Xhensila nuk ka hezituar të shkruajë fjalët më të ëmbla për nënën duke i treguar se sa shumë e do, por krahas këtyre fjalëve ajo ka vendosur t’i kërkojë falje publike asaj edhe për teket që ka bërë, përcjell rtv21.tv
“Korrik i shtrenjte, sot zgjohem me shume gezim. Nena qe me dha jeten sot ka ditelindjen, dhe nderkohe qe une pergatitem per ditelindjen e mbeses se saj, kuptoj nenen time. Ma, te them se sa shume te dua, dhe sa mirenjohese jam per sakrificat qe ke bere per mua. Te kerkoj falje per çdo teke, sot kuptoj dhe se sa shume te kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur une isha sa Ajka jone sot, vetem per te mbaruar pjaten e supes. Te gezofshim edhe shume e shume vite une, Alba, Ajka”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive të publikuara.
View this post on Instagram
Korrik i shtrenjte, sot zgjohem me shume gezim. Nena qe me dha jeten sot ka ditelindjen, dhe nderkohe qe une pergatitem per ditelindjen e mbeses se saj, kuptoj nenen time. Ma, te them se sa shume te dua, dhe sa mirenjohese jam per sakrificat qe ke bere per mua. Te kerkoj falje per çdo teke, sot kuptoj dhe se sa shume te kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur une isha sa Ajka jone sot, vetem per te mbaruar pjaten e supes. Te gezofshim edhe shume e shume vite une, Alba, Ajka
A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on Jul 9, 2019 at 3:40am PDT
Sa i përket projekteve muzikore, Xhensila është duke shijuar ende suksesin e këngës “Sekreti Im” në bashkëpunim me Pirro Cakon që e kishte publikuar në mars të këtij viti. Kënga deri më tani arrinë mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media