Ka përfunduar pjesa e parë nga ndeshja Nome Kalju- Shkëndija e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Rezultati është ende ai i fillimit, 0-0, por 45 minutat e para kanë kaluar nën dominim të lehtë të Tetovarëve, të cilët kishin disa raste nëpërmes Agim Ibrahimit, Besart Ibrahimit dhe Armend Alimit.
Pjesën e dytë të ndeshjes Nome Kalju Shkëndija, mund ta ndiqni drejtëpërdrejtë pasi të shtypni mbi këtë vegëz./Tv21/
Në edicionin e dhjetë të këtij festivali do të prezantohen 300 filma të animuar
Nga 15 – 21 korrik në Pejë do të nisë rrugëtimin edicioni i dhjetë i festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”. Ky edicion i Anibar-it mbahet me moton “Shpresat dhe frika”. Në pesë kinema të ndryshme në Pejë do të shfaqen 300 filma të animuar./21Media
Fëmijët nën moshën 6 vjeçare në stadium mund të hyn pa bileta
Fëmijët nën moshën 6 vjeçare në stadium mund të hyn pa bileta
Më 10 gusht, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore mes skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit nga Italia, Milan.
Organizatorët e ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit, gjatë ditës së sotme e ka dhënë një detaj shtesë rreth biletave.
As Events me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka njoftuar se hyrja në stadium për fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të jetë gratis.
Lidhur me çmimet e biletave, klubi i Feronikelit sot ka reaguar nëpërmjet një njoftimi, pasi që tifozët kosovar janë ankuar për çmimin e lartë të biletave për këtë ndeshje, të cilat kanë filluar të shiten dje.
Varësisht nga pozita e stadiumit dhe ulësja, çmimet fillojnë nga 35 euro, 50 euro, 85 euro, 115 euro dhe zona VIP 155 euro.
Feronikeli arsyeton çmimin e biletave për ndeshjen me Ac Milan
Ndeshja do të zhvillohet më 10 gusht 2019 nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. /21Media
Këto janë dy prank-artistët Vllatko Kuznecov dhe Aleksej Stoliarov pre e të cilëve së fundmi ra kryeministri i vendit Zoran Zaev.
Dy prank-artistët të njohur u bënë pas publikimit të audio-inçizimeve në faqen e tyre në Youtube, në të cilën përpos bisedës me kryeministrin Zaev mund të shihen edhe biseda me fytyra të njohura publike dhe politike globale siç është kryeministri i Francës, Emanuel Makron, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretari shtetëror i Britanisë, Boris Xhonson, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, presidenti ukrainez Petro Poroshenko, si dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Përpos emrave të lartpërmendur në listën e tyre janë edhe figurat si Millo Gjukanoviç, Vitaly Kliçko dhe ambasadorja e SHBA-ve, Niky Haley.
Dy satiristët në bisedime me personat në fjalë kanë përdorur emra të figurave të larta politike, shtetërore dhe kryetarë të organizatave ndërkombëtare.
Mediat e huaja për dy artistët kurthaxhi thonë një fakt tejet interesant. Sipas tyre psikologët kanë konstatuar se dy artistët kanë mungesë të dashurisë dhe nuk merren seriozisht nga rrethi. Sipas psikologëve, këta persona përmes mashtrimeve përpiqen të shtypin kompleksin e tyre të inferioritetit dhe pasigurisë.
Ndryshe në kodin penal të Rusisë, vend nga i cili vijnë artistët, “cirku”, i këtillë cilësohet si krim, por më i lehtë se huliganizmi.
Kryeministër: Alo?
Poroshenko: Hello.
Kryeministër: Hello, po.
Poroshenko: Mirëdita kryeministër.
Kryeministër: Kënaqësia është e imja. Zorani po flet. A jeni ju kryetar?
Poroshenko: Po, unë jam. Shpresoj se moti është i mirë në Maqedoni.
Kryeministër: Po, është verë dhe shumë nxehtë. Si është në Ukrainë?
Ky incizim zgjat 54 minuta dhe përbëhet nga 3 biseda. Kryeministri Zoran Zaev mendon se bisedon me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. Por, nuk është ashtu. Dy satiristë nga Rusia e kanë gjetur numrin e kryeministrit dhe një herë janë prezantuar në emër të Poroshenkos, dhe një herë në emër të Stoltenbergut. Zaevi thotë se incizimi është autentik, por se janë nxjerrë nga konteksti disa sekuenca të bisedës. Në bisedë, Poroshenkoja “i rrejshëm”, i propozon Zaevit që t’i japë para, respektivisht ryshfet patriarkut Vartollomej për pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase.
Poroshenko: Unë e zgjidha problemin me kishën ukrainase, por i dhashë donacion Vartollomejit prej 100 mijë eurove, edhe atë në kesh.
Zaev: Thotë po, po kjo është normale. Se kjo nuk është problem për ne.
Kryeministri në këtë pjesë të bisedës, ka thënë se u ka ndihmuar objekteve fetare dhe se është i gatshëm që këtë ta bëjë përsëri. Zaev nuk jep dorëheqje dhe nuk e ka ndërmend të largojë asnjë këshilltar nga puna të cilët e kanë për detyrë ta këshillojnë dhe t’i menaxhojnë bisedat që i bën kryeministri i vendit. Ai u kërkoi falje qytetarëve për këtë lëshim që ka bërë qeveria pas publikimit të audio incizimit telefonik me dy persona siç thotë ai një strukturë mirë të organizuar, për ta dëmtuar shtetin për integrimin në NATO dhe BE.
“Absolutisht unë nuk po tregoj asnjë sekret shtetëror. Unë flas dhe ndaj qëndrime që janë të njohura zyrtarisht. Qoftë takime me Stoltenbergun apo Merkelin. Ne vetëm i përsërisim këto qëndrime. Nuk është asgjë e re apo e fshehur. Më vjen keq për ndarjen e numrave telefonik. Unë shpesh kam thënë që edhe numrin tim mund ta ndaj çdokush. Numri im është i hapur për çdo qytetar. Ndonjëherë edhe privatisht flasim jo vetëm prej telefonave fiks që i kemi”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në audio-incizimin janë bërë 3 biseda. Njëra është kinse me Jens Stoltenberg, tjetri prezantohet si Petro Poroshenko. Zaev thotë se njëra bisedë është bërë përmes telefonit fiks në qeveri, kurse dy të tjerat me whats-app.
“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje. Mendoj se nga ky rast do të dalim edhe më të fortë, ka pasur edhe raste të tilla edhe në vendet tjera dhe nuk mendoj se për këtë duhet ta kufizoj komunikimin tim. Dëshiroj të bisedoj, të shpërndaj informacione me qytetarët, besoj se transparenca është një nga përfitimet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Jam viktimë e sinqeritetit që kam me çdokënd. Kështu sot u arsyetua kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se këto struktura përfitojnë nga diskreditimi mediatik, dhe zakonisht janë të orientuar kah persona ose vende që kanë aspirata euroatlantike. Për këtë bisedë dyshohet se kanë bërë dy komikët rus dhe më përpara kanë mashtruar edhe vetë Poroshenkon, kryeministrin britanik Boris Xhonson, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, presidentin Makron e të tjerë. Pas publikimit të incizimit, kryeministri nuk ka biseduar as me Poroshenkon, e as me Stoltenbergun.
Për liderin e VMRO-DPMNE-së është katastrofale që të dëgjohet përmbajtja e incizimit, të cilën, siç thotë, Zaevi nuk e ka mohuar, por përkundrazi, e ka konfirmuar origjinalitetin e saj. Mickoski, thotë se Zaevi në vend se të kërkojë falje, duhet të japë dorëheqje. Ai kërkoi grupet parlamentare të takohen qysh sot, liderët e partive të marrin vendim për formimin e qeverisë teknike 100 ditë dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Mendoj se falja e vetme që kryeministri Zaev duhej ta kërkonte sot në konferencën e tij për shtyp duhej të përbëhej nga dy fjali: turpërohem nga ajo që bëra dhe menjëherë e lë funksionin – kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Propozoj që shumica parlamentare të takohet sa më shpejtë që është e mundur, të formohet qeveri teknike dhe brenda 100 ditëve nga kjo ditë, të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski thotë se tre vjet me radhë, për mossukseset dhe skandalet e Qeverisë dhe anëtarëve të saj, dëgjojmë vetëm falje, prandaj, siç thotë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
“Është koha për dorëheqje. Populli e kërkon të vetën, respektivisht kërkojnë dorëheqje dhe këta persona të përfundojnë me përgjegjësi para organeve gjyqësore. Prokuroria të merret me atë që kryeministri e solli vendin në pozicion të nënshtruar. E gjithë bota qeshet me ne, për çfarë faljeje po flasim ne? Bota po na qeshet, njerëz”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski rikujtoi për skandalin me sekretarin gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski, pastaj me kryetarin e Shutkës, Kurto Dudush dhe për incizimin që doli se kinse në mënyrë verbale dhe fizike po sulmon një bashkëqytetar në kabinetin e tij, por edhe për incizimin e ish-deputetit Pavle Bogoevski, i cili porosiste substanca narkotike. Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, njëkohësisht haptazi e pyeti Prokurorinë Publike dhe gjyqësorin – kur do të ketë drejtësi për çdo qytetar?
Nga infermiere në modele
Choi Soon-hwa në moshën 70-vjeçare punonte 20 orë në ditë në një spital për të përmbushur nevojat e saj. Ndërsa tani në moshën 75-vjeçare ajo është bërë një yll i pasarelave dhe modele në Korenë e Jugut.
Ajo është një nga pak të moshuarit që janë bërë të famshëm në rrjetet sociale dhe në botën e modës, në një vend ku konflikti mes gjeneratave po rritet ndërsa popullata plaket.
“Unë mendoj se për të bërë këtë punë që kam sot, në këtë moshë, është një mrekulli.”, tha Choi.
Choi Soon-hwa tani është modelja më e vjetër profesioniste në Korenë e Jugut, dhe ajo sfidoi vetën në pasarelën e “Javës së Modës” në Seul. Por kjo është shumë larg jetës që ajo bënte vetëm pak vite më parë, ku punonte si punonjëse e thjeshtë kujdesi, e detyruar të qëndronte në spital me orare të gjata për shtatë ditë të javës.
“E kisha të vështirë madje të haja drekën. Stresi ishte shkatërrues,”, shtoi modelja.
Rreth 45 përqind e të moshuarve në Korenë e Jugut jetojnë në varfëri dhe vendi ka një nga rrjetet më të dobëta të sigurisë sociale mes vendeve të zhvilluara.
Rastësisht, Choi kishte parë një reklamë televizive për modele të moshuara dhe e kishte parë këtë si një mundësi për të bërë një ndryshim. Ajo madje u regjistrua në shkollë modelingu dhe u zgjodh nga një agjenci për të debutuar në pasarelë.
Para tre muajve në Çair u vodhën 150 mijë euro, ndërsa deri tani nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po punohet ende që të kapen keqbërësit.
Dje u grabit edhe banka NLB në Saraj ndërsa ende vazhdon kërkimi për kapjen e grabitësve.Ministri Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve se deri ku kanë arritur hetimet për kapjen e autorëve, tha se nuk mund të japë shumë detaje por mendohet të jetë një grup grabitësish me nënshtetësi të ndryshme.
“Ky është rasti i tretë nga viti i kaluar dhe tani, kur bëhet një grabitje bankare. Kur bëhet fjalë për plaçkitje të armatosura, mënyra e grabitjes është e njëjtë ne kemi veçmë indicie për grupin është gruç e përzier nuk bëhet fjalë vetëm për shtetas maqedonas”, u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Spasovski përmendi edhe grabitjet e punëtoreve që bëhen nëpër banka ku tha se ka pasur edhe raste të tilla.
“Megjithatë, nuk mund të zbuloj më shumë detaje për këtë për shkak të hetimit. Përndryshe, kur është fjala për bankat, përveç grabitjeve të armatosura, kemi pasur grabitje që bëhen edhe nga ana e punonjësve”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Grabitja e fundit ishte në Saraj ku në mes të ditës katër persona me maska dhe automatik hynë brenda Qendrës Tregtare në Saraj ku është edhe banka NLB dhe në kërcim të armës morën me vete 115 mijë euro, siç njoftuan nga komunikata zyrtare e bankës.
Në këtë grabitje nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëshmitarët thonë se aksioni nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta.
Dy grabitjet për 3 muaj bankës NLB në dy vende të ndryshme i shkaktuan dëm prej 265 mijë eurove.
Në komunikatën e djeshme nga Banka thanë se klientët i kanë të siguruar mjetet e tyre.
Ekipi italian ka pranuar ta shesë lojtarin për 15 milionë euro
Ekipi italian ka pranuar ta shesë lojtarin për 15 milionë euro
Valencia është gati ta sfidojë Arsenalin për mesfushorin e Sampdorias, Dennis Praet.
Belgu ka qenë i lidhur me Arsenalin, mirëpo tash ekipi italian ka pranuar ta shesë lojtarin për 15 milionë euro plus disa para ekstra.
Lojtari akoma nuk është i transferuar, mirëpo Praet nuk është i kënaqur me kontratën e tij dhe ka mundësi të largohet këtë verë.
Dyshja vijnë me bashkëpunim
Dy këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur shqiptarë, Milot Hasangjekaj i njohur me emrin artistik, Bigem dhe Teuta Selimi kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Kënga mbanë emrin “Paranoja” dhe do të publikohet së shpejti e shoqëruar edhe me videoklip, përcjell rtv21.tv
Këtë e ka bërë të ditur vetë Miloti përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram. “Paranoja ft Teuta Selimi së shpejti”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
View this post on Instagram
#PARANOJA ft. @teutaselimi__ Coming soon
A post shared by BIGEM (@milothasangjekaj) on Jul 9, 2019 at 8:36am PDT
Asnjëri nga artistët nuk kanë dhënë detaje te tjera rreth këtij projekti, dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.
“Ani ani” është projekti i fundit muzikor i Bigem, ndërsa “Ske jetë” ai i Teuta Selimit në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Blero./21Media