TNS shokon Feronikelin

0

Loja po zhvillohet në Uells
Është shënuar goli i parë në ndeshjen TNS – Feronikeli. Skuadra vendase ka arritur të kaloj në epërsi në minuten e 49-të të ndeshjes.

 Vendasit fituan një penallti, pas një pakujdesie të kapitenit Lapidar Lladrovcit dhe Drapher ishte i pa gabueshëm duke arritur ta mposhtë Troshupën.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve. Loja kthyese luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

.

Horoskopi i datës 10 korrik 2019

0

Dashi

Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të dëshironi të jeni në krye të çdo gjëje sot. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ose pasionante ose shumë konfliktuale. Gjithçka do varet nga atmosfera që ka mbizotëruar së fundmi në lidhjen tuaj. Ju beqarët do keni një ditë të paqëndrueshme dhe as vetë nuk do e dini çfarë hapash të hidhni. Prisni edhe pak nëse nuk doni të lëndoheni. Për punën, edhe pse yjet nuk do ju mbështesin fort, ju sërish do arrini të realizoni atë që dëshironi. Me durim dhe këmbëngulje mund të marrësh përherë atë që do. Për fat buxheti do jetë disi më i qëndrueshëm dhe nuk do ketë probleme.
Demi

Nuk do jeni aspak nervozë gjatë kësaj dite dhe do bëni atë që do ndieni. Nëse keni një lidhje, pasioni në jetën tuaj do jetë i zjarrtë gjatë gjithë kohës. Do dashuroheni si asnjëherë me atë që keni në krah dhe zemra do ju rrahe fort. Ju beqarët do keni një ditë të begatë. Do njiheni me persona të shtresave e profesioneve të ndryshme dhe disa do ju pëlqejnë tej mase. Shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Sipas Dritare.net, në punë do ju mungojë objektiviteti dhe besimi në vetvete. Gjërat do ju duken edhe më të vështira nga sa janë në të vërtetë. Për të përmirësuar financat duhet të mos besoni kurrsesi tek lojërat e fatit.
Binjakët

Nëse mundoheni të mos influencoheni nga të tjerët gjatë kësaj dite, gjithçka ka për t’iu ecur më së miri. Ju të dashuruarit do jeni në humor akoma më të mirë dhe do bëni edhe lëshime ndaj atij që keni në krah. Problemeve të së shkuarës do ju vini kapak njëherë e mirë. Ju beqarët nuk do lodheni aspak për ta gjetur personin që keni ëndërruar sepse miqtë do ua sjellin pranë. Në punë do keni edhe më shumë besim tek vetja dhe gjithçka do ju realizohet sipas planeve që keni bërë. Financat do dobësohen goxha për shkak të disa borxheve të hershme që do ua kërkojnë t’ua shlyeni.
Gaforrja

Ka mundësi që me disa të luani si macja me miun sot. Tregohuni të kujdesshëm që në fund të dilni ju të fituarit. Ju të dashuruarit duhet të luftoni fort kundër çdokujt që do mundohet t’ua prishë harmoninë. Mbi partnerin nuk duhet të vendosni askënd tjetër. Nëse jeni beqarë do pranoni të njiheni me disa persona dhe në fund do dini të bëni zgjedhjen më të mirë. Në punë gjërat do ju ecin përgjithësisht mirë. Do gjeni rrugën e duhur dhe gjithçka do ju duket më e lehtë. Financat do jenë tej mase të paqëndrueshme kështu që kufizojeni veten në maksimum nëse nuk doni probleme.
Luani

Lërini të tjerët të shprehen gjatë kësaj dite dhe me pas merrni vendimet tuaja. Ju të dashuruarit do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe ka rrezik që realiteti t’iu duket më i trishtë. Nuk do kënaqeni plotësisht nga çdo gjë që partneri do bëjë për ju. Ju beqarët ka rrezik të bini në dashuri pa e kuptuar aspak dhe me persona që nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ja që në jetë mund të ndodhë gjithçka. Në punë të gjithë do kenë më shumë besim tek ju dhe do ju motivojnë të ecni përpara. Do përfundoni me sukses një projekt të nisur prej kohësh. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme.
Virgjëresha

Analizoni me kujdes gjithçka e me pas veproni sot. Keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Perspektivat në jetën tuaj në çift duken goxha të mira. Do keni një komunikim të mire me partnerin dhe mes jush nuk do krijohen konflikte. Ju beqarët nuk duhet të bëni gjëra ekstreme dhe të dilni nga vetja vetëm për të ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejë. Në punë do jeni edhe më të përqendruar se më parë kështu që pak nga pak do i realizoni objektivat tuaja. Bëni të pamundurën mos shpërqendroheni asnjë çast. Financat do i organizoni më së miri dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësimet e para.
Peshorja

Dita e sotme nuk do jetë shumë e lehtë sot dhe ne disa momente duhet t’i shtoni përpjekjet për të arritur ku doni. Ju të dashuruarit do mundoheni me çdo mënyrë ta riktheni pasionin në jetën tuaj dhe deri në fund të ditës keni për t’ia dalë mbanë. Gjithë kohën e lirë do e kaloni me atë që doni. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me risi dhe emocione. Shfrytëzojeni në maksimum çdo mundësi për të filluar lidhje. Në punë do e ndieni edhe më shumë lodhjen, por nuk do dorëzoheni asnjë çast. Mbani përgjegjësi për çdo hap që do hidhni. Financat për fat të mirë nuk do kenë tronditje dhe kjo për shkak të maturisë suaj.

LEXO DHE :  Basha mbyll protestën: Rama e ka marrë vulën e largimit

Akrepi

Gjatë kësaj dite do arrini të dilni nga rrethi vicioz ku jeni futur dhe gjërat kanë për t’iu ecur shumë më mirë. Ju të dashuruarve partneri do iu japë një lajm tejet të rëndësishëm, i cili do ua mbushë zemrën me gëzim dhe do ju bëjë ta dashuroni atë akoma më shumë. Ju beqarët nga ana tjetër edhe pse do lodheni duke kërkuar një person të përshtatshëm, nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Në punë nuk do ju shpëtojë asgjë, Do jeni të zgjuar dhe do dini të përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, përkundrazi falë gjendjen së qëndrueshme mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.
Shigjetari

Gjatë kësaj dite gjërat do ecin normalisht dhe nuk do keni probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Shfrytëzojeni këtë gjë për të folur me partnerin edhe për ndonjë tekë delikate. Ju beqarët do jeni të favorizuar në çështjen e ndjenjave dhe ka gjasa që të takoni personin e duhur. Në punë do jeni shumë më të motivuar se më parë. Nuk do lodheni aspak dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Do rriten përgjegjësitë, por nuk do e ndieni aspak. Në planin financiar duhet t’i bëni gjithmonë me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin probleme më vonë.
Bricjapi

Saturni dhe Dielli do bashkëpunojnë fort gjatë kësaj dite dhe do favorizojnë çdo sektor. Nuk do qëndroni më të izoluar. Ju të dashuruarit do i keni  yjet në favorin tuaj dhe ata do krijojnë kushtet e duhura që ju të pajtoheni e të afroheni më tepër me partnerin. Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me ngulm dhe me shpejtësi sepse mund të gaboni rëndë. Në punë ka mundësi të jeni super të ndjeshëm ndaj kritikave dhe gati për t’u dorëzuar. Fatmirësisht miqtë do ju gjenden pranë dhe do ju bëjnë të reflektoni në kohë. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar kështu që mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e menduara.
Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më aspak te stresuar dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Nëse keni një lidhje përgatituni momente të begata. Çdo gjë ka për të ecur më së miri mes jush dhe atij që keni në krah, madje nuk do mungojnë as aventurat emocionuese së bashku. Ju beqarët nuk do mendoni aspak për dashurinë, pasi për ju do ketë gjëra të tjera shumë herë më të rëndësishme. Në punë do iu jepen detyra të reja dhe ju me shumë dëshirë do bëni më të mirën e mundshme. Të ardhurat nuk do jenë as të këqija, por dhe as shumë të mira sa për të bërë investime afatgjata.
Peshqit

Ka shumë mundësi që sot të harroni sensin e masës dhe të bëni gjëra tejet të gabuara. Për ju të dashuruarit jeta sentimentale do ecë ashtu si do e dëshironit, por gjithsesi mundohuni të paktën të ruani qëndrueshmërinë dhe qetësinë. Mos e kritikoni atë që keni në krah për çdo gjë. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit tani për tani sepse ndiheni mjaft mirë edhe ashtu si jeni. Në planin profesional duhet t’i fiksoni me kujdes objektivat dhe keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Asgjë nuk është e lehtë, por me durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate kështu që po bëtë shpenzime të tepruara mund të keni probleme. /dritare.net

.

Shënohet edhe goli i dytë në ndeshjen në Uells

0

​TNS ka dyfishuar epërsinë ndaj Feronikelit

​TNS ka dyfishuar epërsinë ndaj Feronikelit
Është shënuar edhe goli i dytë në ndeshjen në Uells. Skuadra kampione e Kosovës është ka pësuar edhe golin e dytë.
Kësaj radhe ishte Troshupa ai i cili nuk intervenoi si duhet dhe lojtarët vendas e shfrytëzuan mjaft mirë. Ishte Edëards që shënoi me një goditje me kokë në minutën e 76-të të ndeshjes.

Tanimë vështirësohen shumë punët për skuadrën nga Drenasi, për një kualifikim në raundin tjetër.

Restoranti i Messit 15 ditë dhuron ushqim falas

0

Ushqimi shërbehet për të pastrehët

Ushqimi shërbehet për të pastrehët
Argjentina është përfshirë nga një mot i ftohtë duke u shkaktuar probleme shtesë të pastrehëve, të cilët po vuajnë dhe kanë nevojë për ushqim. Për të ndihmuar në përballimin e krizës, restoranti, me emrin ”VIP”, ka ofruar ushqim dhe pije të ngrohtë për ata që janë në nevojë.
Ky restorant familjar i Lionel Messit ka siguruar ushqim dhe pije për të pastrehët në Argjentinë.
“Ne po japim kafe, pije joalkoolike si dhe ushqim. Do ta mbajmë këtë për 15 ditë, nga ora 19:00 deri 21:00“, citohet të ketë thënë menaxherja e restorantit Ariel Almada.

Restoranti, i quajtur “VIP”, është duke dhënë ushqime për të pastrehët që nga e premtja dhe do të vazhdojë kështu edhe në ditët në vijim. /21Media
 

Pjesa e parë e lojës TNS-Feronikeli mbyllet pa gola

0

Loja po zhvillohet në Uells

Loja po zhvillohet në Uells
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet klubit uellsian, The New Saints – TNS dhe Feronikelit, në fazën e parë të Ligës së Kampionëve.
Asnjëra nga ekipet nuk kanë shënuar gol në pjesën e parë, lojë kjo e cila po zhvillohet në Uells, përcjell rtv21.tv
Përkundër që ekipi vendas pati më tepër topin, ishte Feronikeli që pati një tentim më tepër në drejtim të portës së kundërshtarit, gjithsej katër.
Kjo ndeshje është e vlefshme për ruandin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Loja kthyese luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./21Media

Gjiko ka gati këngën e re

0

Gjiko këtë herë vjen në bashkëpunim
Reperi i njohur shqiptar, Asdren Gjikolli – Gjiko, në fund të muajit qershor ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Coco Jumbo.
Si duket, Gjiko nuk  e ka ndërmend të ndalet, ai sot fansat e tij me anë të një postimi në Instagram i ka informuar se ka gati këngën e tij të re.
Kësaj rradhe Gjiko do të vijë në bashkëpunim, mirëpo nuk ka treguar se me kë do ta sjellë projektin e ri.
Madje, ai ka kërkuar nga fansat që t’ia qëllojnë se me kënd do të jetë bashkëpunimi.

 

View this post on Instagram

 
Konga e re ka mu kon bashkpunim osht pure hip hop mujshit me ja qellu me kond ?
A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on Jul 9, 2019 at 8:42am PDT

 ”Cco Jumbo” është pritur shumë mirë nga publiku, brenda një kohe të shkurtër në kanalin ”YouTube” ka mbledhur mbi 3 milionë klikime. /21Media 

.

​​Ka filluar ndeshja, Feronikeli luan për histori

0

Ka filluar ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës, Feronikeli do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të parë në Ligën e Kampionëve në udhëtim.
“Indrustrialistët” kanë marrë rrugë drejt Uellsit për tu përballur me kampionin e këtij shtetit, TNS. Në këtë ndeshje mungesë e madhe për skuadrën nga Drenasi pritet të jetë mbrojtësi i majtë Yll Hoxha, i cili nuk ka të drejtë të paraqitet pas kartonit të kuq që ka marrë në ndeshjen finale ndaj Santa Colomës.
Kujtojmë që pas eliminimit të Prishtinës, Feronikeli është e vetmja skuadër kosovare që po merr pjesë në garat evropiane.

Lojtarët e United të pakënaqur me trajnerin e tyre

0

Të paknaqur me mënyren e trajnimit të tij

Të paknaqur me mënyren e trajnimit të tij
Lojtarët e Manchester United janë ankuar për mënyrën se si po trajnohen nga trajneri i tyre, Ole Gunnar Solskjaer.

Mediat spanjolle thonë se krejt ekipit nuk po i pëlqejnë mënyra e trajnimit duke thënë se janë trajnime që nga kohët më të vjetra.
Solskjaer për momentin po i trajnon lojtarët duke bërë vetëm vrapim dhe trajneri e ka treguar mendimin e tij duke thënë se gjerat nuk do të jenë ashtu si kanë punuar me Jose Mourinhon.
United për momentin janë në Australi.

Ariana Grande publikon klipin e këngës “In my head”

0

“In my head” përfshinë sekuenca edhe të klipeve të mëparshme
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande sot ka publikuar videoklipin e këngës “In my head”.
Videoklipi me regjisore Bardia Zeinali, është i xhiruar në një dhomë të bardhë dhe është publikuar në kanalin zyrtar të revistës prestigjoze “Vouge”.
Videoklipi më i ri i Arianës përfshinë edhe disa sekuenca nga videoklipet e kaluara si : “Thank u, next”, “Imagine”, “7 rings” dhe “Break up with your girlfriend, I’m bored”, përcjell rtv21.tv
Kënga “In my head” është pjesë e albumit “Thank u, next”, të cilin Ariana e kishte publikuar më 8 shkurt të këtij viti. “Thank u, next” përfshinë 12 këngë në mesin e të cilave janë edhe hitet e padiskutueshme si : “Thank u, next”, “7 rings” dhe “Break up with your girlfriend, I’m bored”./21Media

.

Formacionet zyrtare: TNS – Feronikeli

0

Feronikeli është gati për të bërë histori në Ligë të Kampionëve

Feronikeli është gati për të bërë histori në Ligë të Kampionëve
Kampioni i Kosovës në futboll sonte do ta zhvillojë një ndeshje tjetër të rëndësishme në garën më të madhe për klube në Evropë.
Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 dhe do të transmetohet në televizionin publik të Kosovës (RTK).
Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i kësaj ndeshje, trajnerët e të dy skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare.
Kjo ndeshje është e vlefshme për ruandin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Loja kthyese luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.