Labi publikoi projektin “Boomerang”

0

Kënga u publikua me videoklip
Këngëtari i mirënjohur kosovar, Labinot Tahiri-Labi sapo publikoi projektin e radhës.
“Boomerang” titullohet kënga e Labit, të cilën e solli me videoklip, shkruan rtv21.tv
Pas publikimit të projektit, këngëtari i uroi që projekti të ketë suksese.
“Urime na qoftë publik i dashur”, shkroi këngëtari krahas postimit për 120 mijë ndjekësit e tij në instagram.

Labinot Tahiri është i angazhuar edhe në fushën politike në vend dhe mban postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës./21Media
.

Një bombë dore është gjetur në një lokal në Prilep!

0

Sot rreth orës 12:10 në lokalin “Cafeeine” në çarshinë e vjetër është gjetur një mjet shpërthyes, bombë dore, në fund të terasës verore.

Në vend ngjarje menjëherë kanë arritur ekipet e zjarrfikësve dhe ekipi i ndihmës së shpejt.

Ende nuk dihet se si mjeti shpërthyes është gjetur aty. Për momentin presin ekipin e njësisë së antiterrorist për të çmontuar mjetin shpërthyes.

 

Drejtuesit e KOK-ut u pritën nga Mustafa, Policia së shpejti me federatë dhe klube

0

U kërkua nga ministri Mustafa punësimi i sportistëve elitarë dhe trajnerëve në Policinë e Kosovës

U kërkua nga ministri Mustafa punësimi i sportistëve elitarë dhe trajnerëve në Policinë e Kosovës
Në vazhdën e takimeve me ministrat e Qeverisë së Kosovës, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj sot janë pritur nga ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa.
Hasani duke falënderuar ministrin Mustafa për takimin, e përgëzoi për punën e Policisë së Kosovës.
Edhe ministri Mustafa përgëzoi presidentin Hasani për të arriturat në fushën e sportit, me theks të veçantë suksesin e fundit në Lojërat Evropiane Minsk 2019, ku u fituan tri medalje.
Gjatë bashkëbisedimit të dyjat palët u pajtuan për shumë pika me interes të përbashkët.
Drejtuesit e KOK-ut kërkuan që të formohen klubet sportive brenda Policisë së Kosovës, në të gjitha komunat dhe njësitet e Policisë, si dhe formimin e Federatës Sportive të Policisë së Kosovës, që do t’i hapte rrugë aplikimit për anëtarësim në Federatën Evropiane dhe Ndërkombëtare të Sporteve të Policisë.
Ashtu si me ministrat tjerë, u kërkua edhe nga ministri Mustafa punësimi i sportistëve elitarë dhe trajnerëve në Policinë e Kosovës. Bashkëpunimi intensiv dhe i planifikuar për aktivitete të përbashkëta mes KOK-ut-MPB-së dhe Policisë së Kosovës, siç janë Dita Olimpike, Festivali Sportiv për Parashkollorët, Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Ambientit, Dita Botërore e Ecjes, etj, ishte një tjetër temë diskutimi.
Ministri Mustafa dhe ekipi i tij, shprehën falënderimin për idetë e propozuara, njëherit konfirmuan gatishmërinë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi.
Të dy palët u pajtuan që pa vonesë të themelohen grupet punuese nga të dy palët për ta hartuar një memorandum bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Haradinaj: Askush nuk do të na ndajë

0

Reagon kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim. Kështu deklaroi sot kryeministri Ramush Haradinaj, pas diskutimeve për shkëmbim të territoreve.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se Rusia dhe Turqia po e mbështesin idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për qëllime të tyre, në një bisedë telefonike me disa humoristë rusë.

Zaev ka rënë pre e humoristëve Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me presidenti i Ukrainës Petro Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Pas publikimi të bisedës, Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti konferencë për media, ku shprehu shqetësimin e saj se ka plane të fshehta për ndarje të Kosovës.

Sipas deputetit Rexhep Selimi, presidenti Hashim Thaçi duke “mashtruar popullin e vet po vazhdon të shtyjë përpara agjendën ruse për ndarje të Kosovës”./21Media  

Ka diçka të re nga Leonora dhe Elvana

0

Këngëtaret po tregohen mjaft aktive
Leonora Jakupi dhe Elvana Gjata janë dy nga artistet e mirënjohura shqiptare, të cilat janë mjaft të dashura nga publiku anë e mbanë viseve shqiptare.
Këngëtaret kanë numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale për të cilët shpesh publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
E kur jemi te rrjetet sociale, Leonora dhe Elvana sot publikuan disa pamje, përmes së cilave zbuluan diçka që do t’i gëzojë fansat e tyre, shkruan rtv21.tv
Leonora përmes dy stprieve zbuloi se do të vijë me ndonjë projekt, krahas së cilave shkroi “coming soon”. Ndësa, këngëtarja tjetër simpatike, Elvana publikoi dy imazhe në instagram, krahas së cilave shkroi”Next?”.


Leonora dhe Elvana janë mjaft aktive në instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës. Leonora Jakupi ka 236 mijë ndjekës, ndërsa Elvana 1 milion e 300 mijë.
Projekti i fundit i Elvanës është bashkëpunimi me reperin Capital T, i publikuar më 29 qershor, i cili deri tani ka mbi 7 milionë klikime.
Ndërsa, projekti i fundit i Leonora Jakupit është “Pa asnje dyshim”, i publikuar më 6 maj 2017, i cili numëron mbi 1 milionë klikime në Youtube./21Media

.

Rrezet X zbuluan 51 emigrantë “të paketuar” në një kamion

0

Skaneri i madh me rreze X zbuloi gjithçka

Më shumë se 50 emigrantë, përfshirë 21 fëmijë u gjetën “të paketuar” në pjesën e prapme të kamionëve në Meksikë, pasi zyrtarët përdorën një skaner me rreze X në një pikë kontrolli.

Pamjet tronditëse tregojnë emigrantë, kryesisht nga Amerika Qendrore, të strehuar në pjesën e prapme të kamionit, transmeton rtv21.tv.

Kjo vjen vetëm një javë pasi Shtëpia e Bardhë lëshoi një pamje të ngjashme që tregon se 35 emigrantë kaluan në Arizona.

Grupi, nga Ekuadori, Hondurasi, Guatemala, El Salvador dhe Nikaragua, tani po mbahen nën arrest në Institutin Kombëtar të Migracionit të Meksikës (INM), thanë zyrtarët qeveritarë. Ata do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Zyrtarët meksikanë kanë kapur më shumë se 200 emigrantë të fshehur në kamionë gjatë dy ditëve të fundit, duke përfshirë dhjetëra pika të zbuluara nga një skaner i madh me rreze X.

Vendi është duke goditur migrimin nën presion nga SHBA./21Media

Zaev: S’ka protokoll që më ndalon komunikimin, informacionet për Kosovën nuk m’i ka dhënë asnjëra palë

0

Do u përmbahem përgjigjeve të mija të djeshme, nuk kam asgjë për të shtuar. Ishte përgjigja më e shpeshtë që kryeministri Zaev e tha sot në paraqitjen para gazetarëve të cilat e pyesnin në lidhje me përgjimin e publikuar nga ana e satiristëve rus. Zaev  shtoi se nuk do të ketë përgjegjësi për asnjë të punësuar dhe se nuk ka protokoll që do të mund ta kufizonte atë në komunikime direkte me krerët e shteteve tjera.

“Me mua askush nuk ka ndarë informacione. As pala kosovare po as ajo Serbe. Sepse është çështje bilaterale. Kemi qenë këtu si miq për të  ofruar zgjidhje të problemit. Të gjithë duam që të ketë zgjidhje të atij problemi. Evropa qartë i definoj pyetjet e Greqisë dhe RMV-së, pyetjen për çështjen Kosovare dhe problemin me të cilin përballet Bosnja dhe Hercegovina me rregullimin kushtetues”, deklaroi kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga Zaevi, “E shkatërron imazhin dhe pozitat e Maqedonisë”

0

Partia opozitare VMRO-DPMNE përsëri kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga kryeministri Zaev dhe këshilltarët e tij për shkak të skandalit me audio incizimin e publikuar prej bisedës telefonike që e kanë bërë dy satiristët rusë. Siç tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, përgjegjësi duhet të mbajnë dhjetëra ministrat dhe këshilltarët e paaftë të Zaevit që e shkatërrojnë imazhin dhe pozitat e Maqedonisë.

“Arsyetimi për zbulimin e sekreteve shtetërore në mënyrë skandaloze, informacioneve nga takime në nivel të lartë dhe pranimi që t’i japin ryshfet patriarkut të kishës ortodokse, tregon se sa i paaftë është ekipi i Zaevit. Nëse Zaevi ka qenë cak i shërbimeve që punojnë kundër vlerave perëndimore dhe të NATO-s, sjellja e tij tregon se ai dhe qeveria nuk kanë kapacitet të jenë partnerë të plotfuqishëm në Aleancën, trupat dhe bashkësitë drejt të cilëve synon Republika e Maqedonisë”, deklaroi Igor Janushev Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Adelina ngrit temperaturat me këtë foto me bikini

0

Këngëtarja mjaft aktive
Ajo është ndër artistet më të njohura dhe të dashura për publikun, e cila që nga hyrja në skenën muzikore ka fituar zemrën e publikut. Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Adelina Tahirin, e cila së fundmi po shijon sukseset e projektit “Përgjithmonë”, shkruan rtv21.tv
Karhas karrierës muzikore, Adelina mjaft aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe të ndryshme.
Kur bëhet fjalë për imazhet, 27 vjeçarja shqiptare sot publikoi një fotografi të bukur nga pushimet, në të cilën tregon linjat e saj perfekte trupore.
Me flokë të lidhura dhe me syza, Adelina duket bukur në imazhin e fundit, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

“Përgjithmonë” është projekti i fundit i këngëtares, të cilin e publikoi më 04 korrik. Projekti deri tani ka 369 mijë e 226 klikime./21Media

.

Pendarovski për N1, “Jemi pak të zhgënjyer nga ambiguiteti i BE-së”

0

Objektivisht të gjithë ne në Maqedoninë e Veriut jemi pak të zhgënjyer nga fjalët e dyfishta të BE-së në përgjithësi, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistë për televizionin N1. Vitin e kaluar, tha ai, në Samitin në Sofje, kishim formulim të pastër se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociata, përkatësisht se do të marrin datë për negociatat në qershor të vitit 2019. Kjo nuk ndodhi. Tani, pritet Bundestagu i Gjermanisë por edhe Këshilli i Evropës. Siç tha Pendarovski, frikësohemi se edhe ndonjë vend tjetër mund ta pengojë këtë proces.

“Zyrtarë të lartë të Gjermanisë na kanë bindur se kjo është vetëm shtyrje teknike të procesit dhe ne e pranuam këtë fakt dhe tani do ta presim vendimin e Bundestagut gjerman dhe vendimin e BE-së në tetor. Megjithatë, e parashtrojmë pyetjen – çka në qoftë se ndërkohë ndonjë parlament tjetër, po ashtu, për shkaqe teknike e shtyn procesin, për shkak se atje vlen parimi i konsensusit. Mjafton që një shtet të tregojë JO që procesi përsëri të prolongohet”, deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.