Llashkovska: Pushteti nuk dëshiron dhe as nuk ka kapacitet të zgjidhë problemin me Ohrin

0

Në lidhje me gjendjen e rajonit të Ohrit i cili rrezikon të vendoset ne listën e vendeve të rrezikuara nga UNESKO, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ane Llashkovska theksoi se pushteti nuk dëshiron dhe as nuk ka kapacitet të zgjedh problemin me Ohrin.

Llashkovska potencoi se përderisa përgjegjësin e hedhin tek njeri tjetri, Ohri për herë të parë do të gjendet në listën e vendeve të rrezikuara të trashëgimisë botërore, në shoqëri të Afganistanit, Kongos, Irakut, Palestinës, Uzbekistanit dhe Sirisë.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Ane Llashkovska tha se qeveria në vend që të fillojë zgjidhjen e problemit me ndërtimet pa leje, propozon ligj të ri për të cilin blenë kohë dhe ik nga përgjegjësia. Ajo bëri të ditur se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do ta mbështesin këtë ligj, pasi që sipas saj është skandaloz.

Merkel: Asnjë shqetësim, jam në formë për përmbushjen e detyrës

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzoi sot shqetësimet e ngritura pas dridhjeve të reja të trupit të saj, për herë të tretë brenda tri javësh, duke deklaruar se ishte në gjendje shumë të mirë për përballimin e detyrimeve shtetërore të saj.

“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.

Merkel siguroi se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.

“Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”, theksoi ajo.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëri pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne.

Dëshmitarë okularë raportuan se kancelarja u drodh për një kohë të gjatë gjatë ekzekutimeve të himneve kombëtare.

Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta.

Kjo është hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.

Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-Walter Steinmeier në pallatin ”Bellevue” në Berlin./21Media 

Studim: Martesa është antistres

0

Martesa ulë nivelin e hormonit të stresit
Martesa konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në jetë.
Pjesa më e madhe duke u përpjekur të shmangin përgjegjësit zgjedhin të mos martohen dhe të shijojnë jetën si beqarë. Por nëse deri tani martesën e keni barazuar me stresin, studimi i fundit do të ju bëjë të ndryshoni mendim.
Në një studim të publikuar nga “Bright Side” ku kanë marrë pjesë 572 njerëz nga mosha 21-55 vjeç, rezulton se personat që ishin të kurorëzuar kishin më pak stres se sa ata që ishin beqarë.
Arsyeja se përse personat, të cilët ishin të kurorëzuar kishin më pak stres ishte për shkak të bashkëpunimit në çift, përcjell rtv21.tv
Personat e martuar tregonin se ndanin çdo sekret me partnerin e tyre dhe ju dukej sikur çdo gjë bëhej më e lehtë. Ata treguan se me partnerët konsultoheshin për gjithçka dhe u merrnin ide dhe këshilla.
Pra martesa ul nivelin e hormonit të kortizolit, hormonit të stresit, i cili është shkaktar i shumë sëmundjeve./21Media

.

Fjalët e para të Fortunatos pas rikthimit te Drita

0

Në fakt, drejtuesit e skuadrës nga Gjilani kanë rikthyer në anët e veta sulmuesin brazilian, Gilberto Fortunatos.
Në video-prezantimin e lojtarit të publikuar nga skuadra e Dritës në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka folur edhe vet lojtari.
“FC DRITA, unë u riktheva por kësaj radhe për tu bërë kampion”, ka thënë ai.
Fortunato kishte qenë edhe më parë pjesë e Dritës për një kohë të shkurtët në vitin 2016, ku në 9 paraqitje kishte shënuar vetëm 2 gola.
Drita pak kohë më parë ka prezantuar Donat Hasanajn, mesfushorin e ardhur nga Prishtina, teksa në këtë afat kalimtar ka kryer edhe transferimet e Ilir Blakçorit, Hamdi Namanit, Drilon Islamit, Izair Eminit, Darko Tofiloskit dhe Valmir Kutllovcit.

Studimi: Martesa është antistres

0

Martesa ul nivelin e hormonit të stresit
Martesa konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në jetë.
Pjesa më e madhe duke u përpjekur të shmangin përgjegjësit zgjedhin të mos martohen dhe të shijojnë jetën si beqarë. Por nëse deri tani martesën e keni barazuar me stresin, studimi i fundit do të ju bëjë të ndryshoni mendim.
Në një studim të publikuar nga “Bright Side” ku kanë marrë pjesë 572 njerëz nga mosha 21-55 vjeç, rezulton se personat që ishin të kurorëzuar kishin më pak stres se sa ata që ishin beqarë.
Arsyeja se përse personat, të cilët ishin të kurorëzuar kishin më pak stres ishte për shkak të bashkëpunimit në çift, përcjell rtv21.tv
Personat e martuar tregonin se ndanin çdo sekret me partnerin e tyre dhe ju dukej sikur çdo gjë bëhej më e lehtë. Ata treguan se me partnerët konsultoheshin për gjithçka dhe u merrnin ide dhe këshilla.
Pra martesa ul nivelin e hormonit të kortizolit, hormonit të stresit, i cili është shkaktar i shumë sëmundjeve./21Media

.

Vaksina kundër HPV do të parandalojë mijëra raste të kancerit

0

Vaksina mbron kundër virusit papilloma
Zyrtarët e shëndetësisë në Britani bënë të ditur se vaksina HPV për djemtë 12-13 vjeçarë, duke filluar pas verës, do të parandalojë 29 mijë kancere në meshkuj në Mbretërinë e Bashkuar për 40 vjetët e ardhshme.
Djemtë do të kualifikohen që nga fillimi i vitit të ri shkollor, 11 vjet pasi vajzat janë vaksinuar së pari.
Vaksina do të mbrojë kundër virusit papilloma të njeriut, që shkakton shumë kancere në gojë, fyt dhe pjesën anale.
Duhen dy doza për t’u mbrojtur plotësisht. Mbrojtja zgjatë për të paktën 10 vjet, edhe pse ndoshta shumë më gjatë.
.

Era Istrefi më 2020 nis turne debutues botëror

0

Artistja do të performojë në 20 qytete
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi siç duket në vitin 2020 do të nisë një turne debutues botëror. Të paktën kështu ka bërë të ditur faqja “World Tour 2020” , në rrjetin social, Instagram.
“Strefie do të nis një turne botëror vitin e ardhshëm”, është mbishkrimi që kjo faqe ka vendosur mbi fotografinë e publikuar, përcjell rtv21.tv

Në imazhin e publikuar janë bërë të ditura edhe datat dhe vendet ku Era Istrefi do të performojë. Artistja shqiptare në këtë turne muzikor do të vizitoj 20 qytete, në mesin e të cilave natyrisht që do të jenë edhe dy kryeqytetet shqiptare: Prishtina dhe Tirana.
Kujtojmë që Era është duke shijuar suksesin e këngës “Sajonara Babe” në bashkëpunim me rep-artistin rus, Allj që e ka publikuar vetëm në versionin audio më 21 qershor dhe që deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media

.

Kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, rrokulliset në Bullgari

0

Një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut është rrokullisur në një zonë në Bullgari. Rruga për momentin është e bllokuar ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkaq te shoferi i kamionit është konstatuar sasi e alkoolit. Gjithashtu nuk është bërë i ditur edhe identiteti i shoferit.

Afrim Muçiqi martoi djalin, pamje nga dasma

0

Reja e këngëtarit publikoi pamje nga dasma
Djali i këngëtarit të mirënjohur, Afrim Muçiqit, Albioni është martuar me bukuroshen, Albertina Krajkovën, shkruan rtv21.tv
Kjo është bërë e ditur përmes një storie, që Albertina publikoi së fundmi në instagram për ndjekësit e saj.
Në storie nusja shihet duke i dhënë dhëndrit pak nga torta e dasmës.

Albertina Krajkova ditët e fundit ishte pjesë e mediave rozë mjaft shumë. Kjo për faktin se e fejuara e Albionit e bëri kanagjeqin, nga i cili publikoi pamje të shumta.

Albion Muçiqi dhe Albertina Krajkova janë fejuar në vitin 2016. Fejesa e çiftit ka bërë bujë në media, pasi në aheng kanë qenë të pranishëm shumë fytyra publike, përfshirë edhe politikanë./21Media
.

Publikohet promo e edicionit të 11 të PriFest

0

Festivali nis më më 16 korrik
Kanë mbetur vetëm një javë para fillimit të edicionit të 11-të, të festivalit të filmit “PriFest”.
PriFest11 këtë vit do të shfaq 70 filma kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe do të zhvillojë aktivitete dhe workshope të shumta përgjatë datave 16-21 korrik.
Filmat do të shfaqen në 4 lokacione: në Teatrin Kombëtar, ku është edhe lokacioni kryesor, në Kino ABC, në Kino Armata si dhe Open Air në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në mënyrë që të paralajmërohet ajo që do të ndodh gjatë ditëve të festivalit tashmë janë realizuar edhe promot e këtij edicioni.
Promon zyrtare mund të gjeni më poshtë si dhe në kanalin zyrtar të “PriFest” në YouTube dhe në website-n zyrtar të festivalit http://prifest.org/.

.