Morena duket shumë ndryshe
Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Morena Taraku ditë më parë ka paralajmruar se është në pregaditje të projektit të ri.
Ditën e sotme këngëtarja ka publikuar në instagram trailerin e klipit i cili do të mbaj titullin “Swag”.
Në klipin e këngës, Morena shfaqet me një ndryshim në flokët e saj, shkruan rtv21.tv
View this post on Instagram
MORENA – SWAG #comingsoon #MORENAKNEJMORENAANEJ
A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on Jul 10, 2019 at 4:09am PDT
“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot vizitoi Qendrën për trajnim të pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec. Ministra e mbrojtjes bëri apel tek të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet për pilot të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e aviacionit të Armatës së Maqedonisë së Veriut.
“Sot jemi në qendrën e trajnimit për pilot, me një arsye të qartë, para disa ditëve shpallëm konkurs për pilot ku bëmë thirrje për të gjithë të rinjtë, djem dhe vajza, shtetas të vendit tonë që i përmbushin kushtet, që kanë të kryer fakultet me 150 kredite që të konkurrojnë në konkursin për pilot”, tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Angell Vlladimirov pilot në armatën e Maqedonisë, thotë se ky profesion nuk mund të përshkruhet me fjalë por vetëm mund ta përjetosh.
“Mund të them që qendra e jonë e trajnimit të pilotëve mundëson trajnim në një nivel të lartë dhe mund të jemi krah për krah me shumë vende të rajonit por edhe më gjerë. I ftoj të gjithë të interesuarit të gjithë të rinjtë dhe mendoj që ia vlen të vijnë të regjistrohen këtu, ky profesion nuk mund të përshkruhet me fjalë por përjetohet”, u shpreh piloti në armatën e Maqedonisë së Veriut, Angell Vlladimirov.
Konkursi për regjistrim të dëgjuesve të aftësimit profesional dhe përkryerje të llojit të aviacionit për nevojat e Armatës është në rrjedhë dhe zgjat deri më 1 gusht. Në të mund të aplikojnë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se 28 vjet, për ciklin e parë të përfunduar të studimeve përkatësisht së paku me 180 kredi të fituara. Kandidatët në procesin e pranimit dhe selektimit do të nënshtrohen në kontrolle të aftësisë psikofizike, njohjen e gjuhës angleze, kontroll-selektim në tokë, kontroll-selektim në ajër.
Mësoni se cilat veshje duhet t’i keni në garderobën tuaj këtë vjeshtë
Përderisa jeni duke e shijuar sezonin e verës, stilistët veçse kanë prezantuar veshjet që janë në trend për stinën e vjeshtës.
Sipas tyre janë gjashtë veshje që do të mbizotërojnë në vjeshtën e këtij viti, dhe portali rtv21.tv do t’ua sjellë këto gjashtë trende.
Veshje me ngjyra të zymta
Nga garderoba juaj hiqni veshjet me printet e lulediellit, kjo vjeshtë është e luleve me ngjyra të zymta. Ashtu sic i kanë prezantuar edhe brendet e veshjeve “Prada” dhe “Marc Jacobs” në sfilatat e sezonit të vjeshtës.
Lëkurë në lëkurë
Në këtë vjeshtë jo vetëm xhaketa lëkure. Alexander McQueen ka propozuar që këtë vit të ketë edhe fustane, bluza, pantollona të lëkurës.
Kostumet
Kostumet do të jenë më të kërkuarat këtë vjeshtë sipas stilistëve. Ani pse atyre nuk ju kalon asnjëherë moda, dizajnerët si Joseph Altuzarra apo Givenchy në koleksionet e tyre të fundit kanë prezantuar më shumë funde të ngushta dhe xhaketa të shkurtra.
“Total look” në ngjyra të ndezura
Stilistët për këtë vjeshtë kanë prezantuar edhe një ‘veshje të përgjithshme’, e cila është e gjitha në të njëjtën ngjyrë, përcjell rtv21.tv
Xhupat e rehatshëm
Gjëja më e mirë gjatë sezonit të vjeshtës janë xhupat e mëdhenj, të trashë e të ngrohtë. Këtë sezone ata do të jenë më të pranishëm se asnjëherë më parë sipas stilistëve.
Dantella
Shtëpitë e modës për këtë vjeshtë dantellën e kanë konsideruar si një tendencë të padiskutueshme. Provoni të kombinoni një bluzë dhe një fund në material dantelle në mënyrë që veshja juaj të duket sa më mirë./21Media
.
Grafite dhe forma abstrakte
Artisti italian me pseudonimin Peeta transformon ndërtesat në iluzione optike që duken të mrekullueshme, duke pikturuar forma abstrakte mbi to.
“Kur pikturoj në mure, qëllimi im është gjithmonë që të krijojë një dialog me parametrat strukturorë dhe kulturorë të kontekstit rrethues, qoftë arkitektonik apo jo”, tha Peeta.
Murali më lartë i realizuar është i një ndërtese në një cep të rrugës në Manheim të Gjermanisë. Peeta e pikturoi atë për projektin mural të vitit 2019 “Stadt.Wand.Kunst” dhe duke përdorur hije të ndryshme të ngjyrës blu, gri dhe të bardhë, ai arriti të krijojë një iluzion të një strukture që ndryshon formën, transmeton rtv21.tv.
“E kam dashur këtë ndërtesë që nga fillimi dhe unë u përpoqa të kombinoj aftësitë multidisiplinare për ta transformuar atë duke e mbajtur shijen e saj origjinale”, tha artisti në Instagram.
Kur u pyet se nga e merr frymëzimin për veprat e tij artistike, Peeta tha: “Unë kam marrë frymëzim nga disiplina të ndryshme si dizajni dhe arkitektura, aq sa edhe nga disa artistë por, çfarë më frymëzon kur piktura është vëzhgim i kontekstit rrethues”./21Media
Komisioni antikorrupsion dërgoi shkresë deri te Gjykata Supreme, të adresuar deri te kryetari Jovo Vangellovski, në të cilën paralajmëron se gjykatësit nuk duhet të jenë pjesë e seancës së përgjithshme ku do të diskutohet për ligjin që do të vlejë për shkarkimin e tyre. Sipas Komisionit antikorrupsion kjo paraqet konflikt i interesit. Përndryshe, dy avokatë kanë kërkuar nga Gjykata Supreme që në seancë të përgjithshme të dorëzojë mendim juridik për atë se cili ligj nga ligjet për Gjykatat, do të zbatohet nga ana e Këshillit gjyqësor për procedurat e filluara, për shkarkim dhe për bazat e përgjegjësisë së gjykatësve, si dhe, se kundër 9 gjykatësve nga Gjykata supreme janë hapura procedura në Këshillin gjyqësor për shkarkim nga funksionet.
Dior Zabergja edhe një vit në Vushtrri
Skuadra e Vushtrrisë ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me një futbollist, i cili jep shumë kontirbut në këtë klub.
Bëhet fjalë për mesfushorin, Ditor Zabërgja, i cili ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Vushtrrinë.
“Diori vazhdon kontratën me klubin e zemres edhe për një vit. Ne i deshirojmë suksese në aventuren tonë të re në superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.
Cara Delevingne dhe Ashley Benson shihen me unaza të njëjta
Modelja dhe aktorja e njohur, Cara Delevingne është fejuar me aktoren gjithashtu shumë të njohur, Ashley Benson. Të paktën kështu po shkruajnë mediat botërore, pasi që sipas tyre të dy vajzat janë parë me unaza fejese në duar.
Në disa foto të shkrepura nga paparacët, shihen Cara së bashku me Ashleyn duke u përqafuar në rrugët e Francës, përcjell rtv21.tv
Revista “People” ka kontaktuar dyshen rreth fejesës, por që të dy artistet kanë zgjedhur të mos përgjigjen rreth kësaj teme. Ani pse as Cara e Ashley nuk kanë konfirmuar zyrtarisht fejesë, fansat kanë mbledhur “prova” të mjaftueshme që ato tashmë janë të fejuara.
Kujtojmë që Cara dhe Ashley për herë të parë janë parë duke mbajtur duart në maj të 2018, kështu duke qenë shumë të hapura me fansat e tyre për jetën private.
Në lidhje me fejesën ende nuk ka reagime nga dyshja, dhe mbetet të shihet se a do ta konfirmojnë vetë ato këtë fejesë./21Media
.
Enver Sulejmani dy herë në javë vjen në punktin e të pastrehëve në Momin Potok. Edhe pse ka 7 fëmijë ai banon në një garazhd në Krushopek në Komunën e Sarajit. Ai nuk merr pension dhe nuk mund të punojë sepse siç tha, i ka 74 vjet.
“Gati 5 vjet, vite këtu, këmbët më dhëmbin duke ecur autobus nuk ka. Unë jam i gëzuar sepse unë raki nuk pi, bixhoz nuk luaj, por 74 vjet i kam nuk mundem të punoj”, tha Enver Sulejmani.
Të pastrehët u ankuan deri te ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska. Njëri prej tyre i tha se nuk mund të marrë as ndihmë sociale as veshje.
-I pastrehë – Si të shëtis unë kështu?
-Ministrja – Askush nuk të ndihmon?
-Japin diçka. Dikush një bluzë, dikush pantallona. A jemi ne qen sipas tyre?
-Ministrja – Këtu i lajnë veshjet
-Të miat nuk i lajnë këtu
-Lahemi në kushte të këqija. Duhet të rregullohet. Nuk është në rregull që dikush të lahet me orë të tëra.
Ministrja Carovska tha se vetë të pastrehët refuzojnë të akomodohen në disa prej qendrave për të pastrehë.
“Kjo është zgjedhje e çdokujt, dikush ndjehet më mirë të jetë në dhomë me 12 persona tjerë, siç deklaroi njëri prej të pastrehëve deklaroi se do që t’i shfrytëzojë shërbimet si për shembull ushqimin, por se nuk do që të shkojë as në Vizbegë as në Ranka. Të tjerët thanë se nuk na i sigurojnë të drejtat për shkak të mungesës së dokumenteve”, tha ministrja për Punë dhe Politik Sociale.
Shoqata “Të gjithë të ngopur – Hajde Maqedonia” dhe Kryqi i kuq sigurojnë vaktë për mbi 50 persona çdo të mërkurë në Momin Potok, gjatë periudhës së kaluar kjo organizatë përpilon model për distribucion të paketave me ushqim për familjet në rrezik social në Shkup, Kumanovë dhe Prilep.
“Target janë 400 – 500 qytetarë në tre qytete për të marrë mbështetje. Vlerësimet tona tregojnë se me punë të mirë dhe përkushtim nga ana e sistemit, 11 mijë qytetarë nga i gjithë shteti mund të marrin mbështetje të këtillë”, tha Bllazhe Josifovski nga Shoqata “Të gjithë të ngopur – Hajde Maqedonia”.
Në pyetjen deri te ministrja se sa të pastrehë ka në Maqedoni, ajo u përgjigj se derisa nuk realizohet regjistrimi i popullsisë nuk mund të thuhet numri i saktë. Sipas bazës së të dhënave në Kryqin e kuq, shërbimet e punktit në Momin Potok e shfrytëzojnë 50 persona.
Karabegu cakton 12-shen përfundimtare
Basketbollistët e Kosovës U-20 sot kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Prishtinë para se të udhëtojnë drejt Portugalisë.
Kosova U-20 (meshkujt) do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet nga 12 deri më 21 korrik, në Matosinhos/Portugali. Kosova ndodhet në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.
Kështu pas stërvitjeve intensive që i kanë mbajtur në Prishtinë, basketbollistët shpresojnë se do të tregojnë lojëra të mira në Evropian, edhe pse nuk do ta kenë aspak lehtë.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ibrahim Karabegu ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Sot (e mërkurë) kishim stërvitjen e fundit dhe në mbrëmje do të fluturojmë drejt Portugalisë. Përgatitjet kanë shkuar mirë, edhe pse fatkeqësisht kemi pasur lëndime, si Dardan Kapiti dhe ArditPepaj, që përbëjnë edhe boshtin e ekipit. Gjendja e tyre do të vlerësohet nga mjekët. Kapiti është i gatshëm, por jo 100 %”, ka thënë Karabegu.
Ai foli edhe për gjasat e Kosovës në këtë Evropian. “Ne synojmë të bëjmë paraqitje të mira. Nuk kemi synime të mëdha, por do të japim maksimumin nga vetja. Ndeshjen e parë e kemi ndaj Estonisë, ku nuk do ta kemi aspak lehtë, sepse 5 lojtarë të saj luajnë në liga të forta evropiane. Pak më lehtë e kemi me Armeninë dhe Gjeorgjinë. Megjithatë, e theksoj se nuk kemi synime të mëdha, por të japim maksimumin dhe të përfaqësojmë denjësisht shtetin tonë në Portugali”, përfundoi Karabegu.
Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë ndaj Estonisë, të premten nga ora 17:00.
Lista e Kosovës për Evropian
1. Andi Vrapçani
2. Arbër Sinani
3. Ardit Pepaj
4. Atik Koshi
5. Dardan Kapiti
6. Erhan Sholla
7. Gazzali Maksiqi
8. Leon Neziri
9. Rilind Krasniqi
10. Meriton Ismajli
11. Rron Ukaj
12. Ylli Gashi
Trajnerë: Ibrahim Karabegu, Lorik Kllokoqi, Egzon Uka
Fizioterapeut: Albion Ramadani.
Gili vjen me baladë
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Gili ka publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga mbanë emrin “Fustani” dhe është publikuar me videoklip për të cilin është përkujdesur “Labia Creative”.
Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin Florent Boshnjaku, përcjell rtv21.tv
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të “Xixa Music” në Youtube, dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.
“Susta” është projekti i fundit muzikor i Gilit në bashkëpunim me Grupin Fama. Kënga është publikuar më 18 shkurt të këtij viti, dhe deri më tani numëron mbi 281 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media