Adea Pula shfaqet tërheqëse nga plazhi

0

Adea në pushime
Adea Pula, ishte njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera për fëmijë e cila ka argëtuar gjeneratat e reja për vite me radhë.
Edhe pse ka kohë që nuk është aktive në muzikë, Adea vazhdon të jetë një ndër fytyrat më të dashura për publikun.
Në këto ditë të nxehta vere, Adea ka vendosur të pushojë por, nuk ka zbuluar se ku është duke qëndruar.
Adea në Instagram ka publikuar disa fotografi nga pushimet, në të cilat shfaq linjat atraktive në bikini.

Ndryshe, se a do ta shohim Adean duke iu kthyer botës së muzikës mbetet të shihet. /21Media
.

HAPET FABRIKA PËR HELMETA DHE JELEKË ANTI-PLUMB, ATS GROUP DHURON PAJISJE PËR MPB NË VLERË PREJ 50 MIJË EURO

0

Në zonën industriale Vizbeg hapet fabrika e parë për prodhimin e jelekëve dhe helmetave mbrojtëse për policinë dhe për ushtrinë, në pjesën e mbrojtjes balistike dhe sigurisë. Pronari i kësaj kompanie ATS Group, Shefqet Demirovski tha se ndjehet shumë mirë që pas shumë viteve punë jashtë vendit ka kënaqësinë që të hapë fabrikë në vendlindjen e tij. Ky investim kap vlerën prej 3 milion eurove dhe gjithsej ka 80 të punësuar. Ai shtoi se ky investim është tregues se edhe në vendin tonë mund të prodhohen produkte që janë konkurrent në tregun botëror. Produktet e kësaj kompanie eksportohen në Evropë, Turqi dhe Katar. Që të dëshmojnë cilësinë e tyre ATS group dhuroi pajisje për  Ministrinë e Punëve të Brendshme në vlerë prej 50 mijë eurove.

“Janë siguruar makina më të sofistikuara të gjeneratës më të re të cilat nuk lejojnë asnjë lloj gabimi njerëzor. Në këtë mënyrë siguruam kushte për prodhim automatik i cili garanton cilësi të lartë të produktit final. Në kompani punojnë momentalisht 80 persona dhe në periudhën e ardhshme planifikojmë rritjen e numrit të punëtorëve”, deklaroi Shefqet Denurovski.

Dua Lipa shkrihet për të dashurin e ri, publikon video duke u puthur

0

Dua Lipa krah të Anwar Hadid
Ditë më parë këngëtarja nga Kosova Dua Lipa, vetëm pak javë pas ndarjes nga Isaac Carew ka konfirmuar lidhjen e saj me modelin Anwar Hadid.
Ndërsa sot në Instastory ka publikuar një video teksa shihet që po kalon momente romantike pranë të dashurit të ri, shkruan rtv1.tv.

Anwar, i cili është vëllai i motrave Bella dhe Gigi Hadid thuhet se është tre vite më i vogël se Dua.
Ndërkohë,  dashuria midis kunatave veç se ka filluar, në një fotografi që ka publikuar në Instagram  Dua Lipa, i ka komentuar modelja, Gigi Hadid duke e krahasuar atë më luledielli./21Media

.

Çmenduri në autostradë, shoferët në garë për të mbledhur para

0

Mbi 15 automjete u ndalën për të marrë para

Dera e një kamioni të blinduar është hapur në Interstate 285 në Atlanta mbrëmjen e së martës, duke derdhur paratë në autostradë.

Shoferët që po udhëtonin njëkohësit me kamionin, ndaluan makinat e tyre për të vjedhur paratë.

Kompania vlerësoi se shuma e parave të derdhura ishte 175 mijë dollarë.

Ndërsa, disa prej shoferëve të tjerë filmuan ngjarjen, ndërsa njerëzit përpiqeshin të kapnin paratë që po i merrte era.

Më shumë se 15 automjete ndaluan për të marrë para që ranë nga automjeti i blinduar, raporton oranews.

Bëhet e ditur gjinia e fëmijës së Ermalit dhe Arianës

0

Çifti i njohur në pritje të fëmijës së katërt
Ermal Fejzullahu dhe gruaja e tij Ariana janë mjaft të përfolur në mediat rozë.
Çifti tani janë në pritje të fëmijës së katërt, ku në këtë periudhë Ariana nuk heziton që të publikoi fotografi të ndryshme, duke e shfaqur barkun e rrumbullksuar.
Përkunder, fotografive të shumta të publikuar shtatëzënë, Ariana ende nuk ka treguar gjininë e foshnjës.
Mirëpo, një koment i bërë nga motra e Ermalit, në njëren prej fotografive të publikuar ditë më parë nga Ariana, lë të kuptohet se çifti së shpejti do të bëhen edhe me një vajzë.
‘‘Dy të bukurat e mia”, është komenti i Bulzës që e ka lënë në fotografinë e Arianës.
 Kujtojmë se, Ariana e Ermali janë prindër të një djalit dhe dy vjazave. /21Media

.

Absolventët e Gazetarisë i përfundojnë studimet në një mënyrë të veçantë

0

Ide kreative e studentëve
Me moton “Unë jam ambientalist”, absolventët e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, mbollën drunj të rinj në kampusin universitar. Me mbjelljen e këtyre drunjve, gazetarët e rinj shënuan përfundimin e tre vjetëve të studimit në këtë universitet.
I pari i UP-së, Marjan Dema, tha se kjo iniciativë e studentëve tregon se Universiteti i Prishtinës është në proces të ndryshimeve pozitive.
“Mënyra më e mirë për të shënuar diplomimin është kjo që studentët e gazetarisë kanë vendosur të bëjnë. Emrat e tyre të vendosur në drurë do t’u mbijetojnë viteve dhe do të shërbejnë si model për gjeneratat tjera, që të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Dema.
E shefi i departamentit ku studiuan këta studentë, Milazim Krasniqi, tha se kjo ide është vazhdimësi e ideve kreative të studentëve të këtij departamenti.
“Kjo iniciativë do të duhej të shndërrohej në një traditë, që do të vazhdonte nga gjithë të diplomuarit dhe meqë këtu diplomojnë shumë studentë, kampusi do të shndërrohej jo në një park, por në një pyll”, deklaroi profesori Krasniqi.
Njëra nga organizatoret e këtij aktiviteti, Zoje Sadiku, tha se përmes këtij aktiviteti synojnë që t’i vetëdijesojnë studentët tjerë për ruajtjen e hapësirave të gjelbra.
“Ideja ka qenë që diplomimin tonë ta shënojmë me mbjelljen e disa pemëve në kampusin universitar, me ç’rast falënderoj dekanen e Fakultetit të Filologjisë për sigurimin e këtyre drurëve. Do të ishte mirë që ky aktivitet të shndërrohet në një ritual pas çdo diplomimi”, tha ajo.
Absolventët e Gazetarisë ishin studentët e gjeneratës së 12 të këtij departamenti, të cilët diplomuan dje.

.

KUSH KA NDIHMUAR TË SILLET DUHANI NË LUBOTEN? ENDE NUK KA TË DYSHUAR MES TË PUNËSUARVE NË DOGANË

0

Ende nuk ekziston dyshim se dikush nga të punësuarit në Drejtorinë e Doganave ka ndihmuar gjatë importit të duhanit në Luboten, tha drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski. Para dy javëve, Drejtoria e policisë financiare dhe dogana kanë sekuestruar 12 tonë duhan në Luboten i cili është importuar në mënyrë jo legale.

“Sipas njohurive që i kemi deri më tani, nuk kemi konstatuar keqpërdorim të detyrës zyrtare. Megjithatë, nëse gjatë hetimit zbulohet se  kush  e ka bërë këtë, ne do të veprojmë sipas procedurave të brendshme të Drejtorisë së doganave”, deklaroi drejtori i Drejtorisë së Doganaev të Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasoski.

Tanasoski tha se nuk ka konstatuar se në Doganë është bërë lëshim dhe se më shumë institucione janë kyçur në importin e duhanit në vend.

“Ne vetëm kontrollojmë dhe nëse na i dorëzojnë të gjitha dokumentet, ne japim miratim. Nuk flasim për kontrabandim klasik. Andaj ju them se kontrabandimi nuk është bërë në vendkalimin kufitar. Sasitë e duhanit janë importuara nga kompanitë dhe pastaj gjethet e duhanit janë keqpërdorura dhe shndërruara në duhan të prerë”, tha Gjoko Tanasoski, drejtor i Drejtorisë së Doganave.

Sot Dogana njoftoi se ka sekuestruar 16 e gjysmë tonë cigare dhe 13 tonë duhan. Cigaret janë konfiskuara në Tabanocë, në hyrjen me Serbi ndërsa duhani në vendkalimin Bogorodicë. Bëhet fjalë për cigare nga Kina “Ashima llakshëri sajz” dhe “Marbël de luks”. Kundër kryerësve janë dorëzuara padi penale. Për një vepër të këtillë penale është parashikuar dënim me burg nga 1 deri në 10 vjet. Nëse duhani dhe cigaret kanë përfunduar në tregun e Maqedonisë, buxheti është dëmtuar për 1 milion euro, për shkak se bëhet fjalë për mallra akcize.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

Sinan Vllasaliu humb një person të dashur

0

Ditë zie për Sinanin
Ka vdekur sot motra e këngëtarit të njohur, Sinan Vllasaiu. Ajnie Vllasaliu është ndarë nga jeta sot në moshën 58 vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur e bija e Sinanit, Edona, përcjell rtv21.tv.
“U prehsh në paqe halla ime”, ka shkruar ajo në Facebook, teksa ka shpërndarë njoftimin për ceremoninë mortore.
Ndërkohë, sa i përket kësaj ende nuk ka ndonjë reagim publik nga këngëtari Sinan Vllasaliu./21Media

.

Fotografi qesharake që shfaqin jetën studentore

0

Shumica prej jush keni përjetuar diçka të tillë
Jeta studentore është më koha më e çmendur dhe më e këndshme në jetë- duke u përhumbur përgjithmonë, duke festuar vazhdimisht, duke lënë mënjanë klasat, duke fjetur gjatë ligjëratave, duke bërë projekte të bezdisshme grupi dhe duke u përgatitur për provime për një natë – vetëm njerëz që kanë qenë studentët me të vërtetë e dinë se çfarë duhet kaluar për të mbijetuar kolegjin.
Nënvizoni vetëm gjërat e rëndësishme!

Kjo dhemb shumë!

Kur alarmi juaj ka iku  dhe ju jeni duke u përpjekur për të numëruar sa herë keni humbur atë provim.

Kur profesori është gati të kalojë PowerPoint-in dhe ju ende nuk jeni keni marrë shënimet

Kur duhet të ndiqni ligjeratën në mëngjes me çdo kusht.

Kur gjitha çfarë ju doni të bëni është të flini, por pjesëmarrja në ligjerata numëron 15% të provimit tuaj përfundimtar

.

SREBRENICA, ZËRI I HESHTJES, EDHE PAS 24 VJETËVE NGA GJENOCIDI, BOTA ENDE PO QAN

0

Mijëra anëtarë të familjeve të viktimave erdhën në Qendrën Përkujtimore Potoçari në Srebrenicë për ta shënuar 24-vjetorin e gjenocidit. Këtë vit janë varrosur mbetjet mortore të 33 viktimave të identifikuara, me çka numri është rritur në 6.610 nga gjithsej 8.372 burra dhe djem boshnjakë që ishin vrarë. 1.762 persona të masakruar në vitin 1995, në krimin më të madh në territorin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, ende po konsiderohen si të zhdukur. Edhe pas 24 vjetëve nga lufta, ende po zbulohen varreza masive.  Mevlid Haliloviq, ka ardhur me bashkëshorten e tij, për ta nderuar vëllain e kunatës së tij, i cili ka humbur jetën në masakrën në Srebrenicë. Pas më shumë se dy dekadave, eshtrat e tij janë gjetur në një varrezë masive dhe janë varrosur në Qendrën Përkujtimore Potoçari, në shtëpinë e përjetshme të mijërave boshnjakë.

“Suliq Sabit, i lindur në vitin 1973. Arritëm të mbledhim disa kocka të tij, jo shumë. Nusja ime dhe dy motrat e saj dhe bashkëshortja morën vesh ta varrosin atë që ka mbetur prej tij”, u shpreh Mevlid Halilloviq.

Vrasjet janë kryer nga ana e forcave të serbëve të Bosnjës, kurse disa funksionarë të lartë, mes të cilëve edhe ish-lideri i tyre, Radovan Karaxhiq, u dënuan për gjenocid nga Gjykata e Hagës.

“Duhet të dënohet ai që e ka bërë këtë. Atë që e kanë bërë fqinjët tanë, ata që ishin midis nesh. Karaxhiq ishte në Pale. Normal, komandë është komandë, por komanda refuzohet nëse diçka nuk është siç duhet. Nuk mund t’i kuptoj ata njerëz, të bëjnë krim të tillë. Kjo më dhemb mua”, tha Mevlid Halilloviq.

Mirsada Alemiq-Hellaq, ka pasur vetëm 9 vjet kur u vranë gjyshërit e saj.

“E  përjetova gjenocidin në Srebrenicë. Në atë kohë kisha 9 vjet, dëshmitare e krimit më të madh në  Evropë. Humba rreth 40 anëtarë nga familja e afërt. Humba tre xhaxhallarë, ndërsa njëri prej 3 djemve të xhaxhallarëve të mi kishte vetëm 16 vjet. Gjithashtu e kam humbur gjyshin tim. Duhet ta gjejmë gjyshen. Pas 24 vjetëve ende nuk ka asnjë gjurmë prej saj”, theksoi Mirsada Alemiq Hellaq.

Ndryshe, gjenocidi në Srebrenicë është vërtetuar me aktakuzat e shumta të gjykatave ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Rrjetit Ballkanik për Hulumtime BIRN, arbitrazhit të Hagës, Gjykatës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Gjykatat në Serbi dhe Kroaci deri më tani kanë dënuar mbi 47 persona me burg mbi 700 vjet. Janë shqiptuar dënime me burg të përjetshëm për gjenocid, krime ndaj njerëzimit dhe krime të tjera që janë kryer në Srebrenicë në qershor të vitit 1995.

Përgatiti: Edin Rastoder