Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë gjegjësisht mes Botunit dhe Klimeshtanit. Në aksident janë përfshirë dy automjete transportuese me targa të Shkupit “Citroen Sakso” drejtuar nga 55 vjeçari P.S nga Shkupi dhe automjet tjetër transportues drejtuar nga 27 vjeçari me inicialet D.P nga Ohëri. Nga lëndimet e marra 55 vjeçari me inicialet P.S ka ndërruar jetë në vend ngjarje dhe me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.
Kënga e re e Morenës i dedikohet dikujt
“Swag”, kënga e re e artistes
Këngëtarja dhe modelja e mirënjohur, Morena Taraku, të dielën do ta publikojë projektin e ri muzikor. Përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, Morena bëri të ditur se projekti mban titullin “Swag”. Sipas saj, ky projekt i dedikohet atyre që s’kanë besuar në talentin e saj, transmeton rtv21.tv
“HEY HELLO !!! E KJO SHKON PER KREJT ATA QE KAN BESU QE MORENA SOSHT KENGTARE. MORENA – SWAG. PRITE SENIN TDILLEN E NGOJE PA INAT.”, shkroi Morena krahas fotografisë.
View this post on Instagram
HEY HELLO !!! E KJO SHKON PER KREJT ATA QE KAN BESU QE MORENA SOSHT KENGTARE MORENA – SWAG PRITE SENIN TDILLEN E NGOJE PA INAT
A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on Jul 12, 2019 at 2:50am PDT
Kënga e fundit e saj është “Dashni”, që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu./21Media
.
Edhe Distria fitoi në garën e parë, mposhti rusen
Kualifikohet në çerekfinale
Kualifikohet në çerekfinale
Edhe xhudistja kosovare, Distria Krasniqi u kualifikua në çerekfinale të Grand Prix në Budapest. Ajo mposhti me Ippon, xhudisten ruse, Sabina Giliazova, në kategorinë -48 kg.
Përveç Distrias, në çerekfinale u kualifikuan edhe dy xhudistet tjera, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, në Gand Prix të Budapestit mposhti xhudisten ruse, Diana Dzhigaros, në luftën e parë, në kategorinë -57 kilogramë.
Ndërsa, Majlinda Kelmendi, mposhti xhudisten e Meksikës, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogramë, në Grand Prix të Budapestit./21Media
Edhe Distria fitoi në garën e parë, mposhti rusen Giliazova
Kualifikohet në çerekfinale
Kualifikohet në çerekfinale
Edhe xhudistja kosovare, Distria Krasniqi u kualifikua në çerekfinale të Grand Prix në Budapest. Ajo mposhti me Ippon, xhudisten ruse, Sabina Giliazova, në kategorinë -48 kg.
Përveç Distrias, në çerekfinale u kualifikuan edhe dy xhudistet tjera, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, në Gand Prix të Budapestit mposhti xhudisten ruse, Diana Dzhigaros, në luftën e parë, në kategorinë -57 kilogramë.
Ndërsa, Majlinda Kelmendi, mposhti xhudisten e Meksikës, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogramë, në Grand Prix të Budapestit./21Media
Edhe Distria fitoi në garën e parë, mposht rusen Giliazova
Kualifikohet në çerekfinale
Kualifikohet në çerekfinale
Edhe xhudistja kosovare, Distria Krasniqi u kualifikua në çerekfinale të Grand Prix në Budapest. Ajo mposhti me Ippon, xhudisten ruse, Sabina Giliazova, në kategorinë -48 kg.
Përveç Distrias, në çerekfinale u kualifikuan edhe dy xhudistet tjera, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, në Gand Prix të Budapestit mposhti xhudisten ruse, Diana Dzhigaros, në luftën e parë, në kategorinë -57 kilogramë.
Ndërsa, Majlinda Kelmendi, mposhti xhudisten e Meksikës, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogramë, në Grand Prix të Budapestit./21Media
Vjenë: FMN hap zyrë rajonale për RMV-në, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi!
Në Vjenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hapur zyrë rajonale të përfaqësuesit rezident për përforcim të marrëdhënieve me RMV-në, Shqipërinë, Kosovë dhe Malin e Zi, kumton shefja e misionit të FMN-së, Xhesmin Rahman, në takimin me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.
Me këtë zyrë të hapur në Vjenë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tenton të mbajë relacionet e afërta me katër vendet dhe me donatorët dhe institucionet duke e përfshirë edhe Bankën Botërore dhe Qeverinë austriake që është një partner i rëndësishëm tregtar dhe zhvillimor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shejfa e misionit të FMN-së për Kosoven Stefani Eble do të udhëheq me zyrën e re. Eble do të mbikëqyre ekipet lokale në zyrat e përhershme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Angjushev gjatë takimit ka theksuar se në kuartalin e parë të vitit është vrejtur rritje e fuqishme e bruto prodhimit vendos prej 4.1 %, që do të thotë se kjo është rezultat i masave ekonomike të vazhdueshme dhe të komplementuara me të cilat simulohen investimet e reja, zhvillimi teknologjik dhe vendosja e inovacioneve në kompanit, hapja e vende të reja të punës dhe paga më të larta.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ka prezantuar edhe masat e programit për reforma ekonomike për vitin 2019-2021 me të cilat siç ka deklaruar Angjushev plotësisht do të përmisohet klima e biznesit dhe do të simulohet rritja ekonomike me e lartë dhe më e përmbajtur.
Meta refuzon emërimin e Skënder Gjinushit
Presidenti ka shqyrtuar praktikën e procesit zgjedhor
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Në dekretin e publikuar sot, thuhet se presidenti i Republikës kreu një vlerësim gjithëpërfshirës të kuadrit kushtetues, jurisprudencës kushtetuese dhe bazës ligjore që rregullon veprimtarinë e Akademisë së Shkencave.
Ditën kur janë zhvilluar zgjedhjet, Gjinushi rezulton të ketë qenë ligjërisht Kryetar i Partisë Socialdemokrate. Sipas Metës, nëse një kandidat garon për tu bërë kreu i Akademisë së Shkencave, nuk duhet të ketë poste të rëndësishme politike.
Shkelje sipas presidentit, janë bërë që në momentet kur Gjinushi ka qenë anëtari i Akademisë, pasi ligji e ka të përcaktuar qartë se nëse një anëtar i rregullt mban pozicione drejtuese në parti, nuk i lejohet që të kandidojë në funksione drejtuese në Akademinë e Shkencës, pikë kjo që është shkelur.
Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë. Në total votuan 43 akademikë.
Akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike i cilësuan zgjedhjet farsë.
Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politikën nga akademia dhe se do ta reformojë atë./21Media
Iu bashkova Barcelonës për të fituar Ligën e Kampionëve
De Jong e pranoi këtë
De Jong e pranoi këtë
Frenkie De Jong e pranoi që i është bashkuar Barcelonës për të fituar Ligën e Kampionëve. Ish-mesfushori i Ajaxit ka arritur deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve aty ku u mposhten nga Tottenhami, sezonin e kaluar.
“Besoj te Barcelona aq sa besoj te vetja ime, ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve ketë verë, shpresoj që do jemi të aftë të bëjmë atë gjë. E di si është të humbësh në gjysmëfinale dhe nuk dua ta kem atë ndjesi përsëri”, deklaroi ai.
Ai tha se ka filluar ta ndjekte Barcelonën kur kishte nëntë vjeç, kur ata e fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2006.
“Fillova ta ndjek Barcelonën kur isha nëntë vjeç, kur ata fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2006, që prej asaj kohe kam shikuar disa lojë që kanë qenë atraktive për t’u shikuar. Nuk dua të krahasohem me Xavin, Iniestan ose Busquets por besoj që kemi një ekip perfekt.”, përfundoi holandezi.
Finlanda do të punojë për perspektivën kredibile për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor
Kryesimi finlandez i cili filloi në korrik të këtij viti në programin e saj qëndron zgjerimi i Bashkimit Evropian. Finlanda do të vazhdojë të punojë në perspektivën për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, rajon i cili ka vlerë të lartë strategjike për Bashkimin Evropian.
Programin gjashtëmujor I finlandezëve Ka të bëjë me politikën e zgjerimit drejt Ballkanit Perendimor. Ndërsa sa i takon Turqisë, Helsinki ka vendosur në pikëpyetje statusin e kandidatit të Ankarasë dhe se ky vend mbetet partner strategjik i Unionit.
Por për Helsinkin rëndësi të madhe për politikën e jashtme do të jetë edhe Aktiku. Rajonit të Arktikut rëndësia iu rrit për shkak të ndryshimeve klimaterike, shkallës së rritur të aktivitetit ekonomik, hapjen e lidhjeve të reja transportuese dhe rëndësisë gjeopolitike të rajonit, qëndron në prioritet e Finlandës.
Kelmendi mposhti xhudisten e Meksikës
Kualifikohet në çerekfinale
Kualifikohet në çerekfinale
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, mposhti xhudisten e Meksikës, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogramë, në Grand Prix të Budapestit.
Në çerekfinale, Kelmendi do të përballet me xhudisten Tutiana Levytska – Shukvani të Gjeorgjisë./21Media
