HAPET FABRIKA PËR HELMETA DHE JELEKË ANTI-PLUMB, ATS GROUP DHURON PAJISJE PËR MPB NË VLERË PREJ 50 MIJË EURO

TË FUNDIT

Në zonën industriale Vizbeg hapet fabrika e parë për prodhimin e jelekëve dhe helmetave mbrojtëse për policinë dhe për ushtrinë, në pjesën e mbrojtjes balistike dhe sigurisë. Pronari i kësaj kompanie ATS Group, Shefqet Demirovski tha se ndjehet shumë mirë që pas shumë viteve punë jashtë vendit ka kënaqësinë që të hapë fabrikë në vendlindjen e tij. Ky investim kap vlerën prej 3 milion eurove dhe gjithsej ka 80 të punësuar. Ai shtoi se ky investim është tregues se edhe në vendin tonë mund të prodhohen produkte që janë konkurrent në tregun botëror. Produktet e kësaj kompanie eksportohen në Evropë, Turqi dhe Katar. Që të dëshmojnë cilësinë e tyre ATS group dhuroi pajisje për  Ministrinë e Punëve të Brendshme në vlerë prej 50 mijë eurove.

“Janë siguruar makina më të sofistikuara të gjeneratës më të re të cilat nuk lejojnë asnjë lloj gabimi njerëzor. Në këtë mënyrë siguruam kushte për prodhim automatik i cili garanton cilësi të lartë të produktit final. Në kompani punojnë momentalisht 80 persona dhe në periudhën e ardhshme planifikojmë rritjen e numrit të punëtorëve”, deklaroi Shefqet Denurovski.