Reshje shiu deri në mesin e javës së ardhshme, të dielën priten stuhi

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 22 deri në 29 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu. Temperatura minimale do të jetë 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), për shkak të aktivitetit ciklonik, moti me vranësira dhe reshje shiu do të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme.

Në disa zona priten reshje më të dendura, me mbi 20 litra shi për metër katror, veçanërisht të dielën. Lokalisht, reshjet mund të shoqërohen me stuhi, shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe bubullima.

Të martën, nën ndikimin e një vale të ftohtë, në disa nga malet më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore.