Kryetari i ri i OEMVP-së, Sami Morina starton programin RoadShow me kompanitë vendore! Takimi i parë me Alma-M

TË FUNDIT

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Sami Morina, realizoi vizitën e parë në kuadër të programit Roadshow, duke vizituar kompaninë Alma M, përcjell TV21. Morina, së bashku me përfaqësues të Odës, u prit nga pronari i kompanisë, Muarem Murtezani, dhe anëtari i bordit, Amdi Murtezani. Sipas OEMVP-së, në takim u diskutua për zhvillimet e kompanisë, perspektivat e biznesit dhe çështje me interes për komunitetin e biznesit.

“Kryetari i OEMVP, së bashku me strukturat e Odës, realizon takimin e parë në kuadër të Road Show.Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të udhëhequr nga Kryetari z. Sami Morina, së bashku me Nënkryetarin z. Nuhi Aliu, Nënkryetaren znj. Qanije Selimi, Drejtorin Ekzekutiv z. Durim Zeqiri dhe Menaxheren Operative, Miranda Ajdini, në kuadër të programit Roadshow vizituan kompaninë Alma M. Në këtë takim, u mirëpritën nga pronari i kompanisë, z. Muarem Murtezani dhe anëtari i bordit z. Amdi Murtezani.Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore. Bashkëbisedimi ishte i frytshëm mbi zhvillimet e kompanisë, perspektivat e biznesit dhe tema të ndryshme me interes për komunitetin e biznesit. Kjo vizitë shënon njëkohësisht edhe takimin e parë të Kryetarit të ri të OEMVP-së në kuadër të programit Roadshow, duke reflektuar synimin e tij që gjatë mandatit të jetë sa më pranë bizneseve, të dëgjojë drejtpërdrejt nevojat dhe sfidat e tyre dhe, përmes komunikimit të vazhdueshëm me kompanitë, të identifikohen mundësi konkrete për përkrahjen dhe zhvillimin e sektorit privat”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.