Sindikatat franceze bëjnë thirrje për grevë dhe protesta më 5 nëntor, kërkojnë paga dhe pensione më të larta

TË FUNDIT

Punonjësit e sektorit publik dhe privat, të rinjtë dhe pensionistët janë ftuar të marrin pjesë në grevë dhe protesta më 5 nëntor në Francë, me kërkesën për rritjen e pagave, pensioneve dhe përfitimeve sociale, raportoi gazeta parisiene “Le Monde”.

Thirrja, e nënshkruar nga sindikatat e mëdha CFDT dhe CGT, vjen në një kohë kur në vend po vazhdojnë protestat studentore, të shoqëruara me përleshje me forcat e sigurisë dhe trazira, gjatë të cilave janë lënduar qytetarë dhe policë.

“Duke respektuar pavarësinë e lëvizjes së nxënësve të shkollave të mesme, organizatat tona mbështesin kërkesat për kushte më të mira studimi dhe barazi më të madhe”, thuhet në deklaratën e përbashkët të sindikatave.

Sipas tyre, punëtorët po përjetojnë një rënie të paprecedentë të statusit të tyre social.

“Karburanti, ushqimi, qiratë, gazi, energjia elektrike. Gjithçka po shtrenjtohet, përveç pagave dhe pensioneve”, theksojnë sindikatat.