Kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, rrokulliset në Bullgari

TË FUNDIT

Një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut është rrokullisur në një zonë në Bullgari. Rruga për momentin është e bllokuar ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkaq te shoferi i kamionit është konstatuar sasi e alkoolit. Gjithashtu nuk është bërë i ditur edhe identiteti i shoferit.