Panik në Romë, guida turistike kërcënon të hidhet nga Koloseu

0

Momente paniku sot në një nga objektet më simbolike të kryeqytetit italian Romë.

Një person ka kërcënuar se do të hidhet nga një pikë e lartë e Koloseut , pasi autoritetet italiane i kishin tërhequr licencën e tij si guidë turistike.

Guida turistike kishte hipur deri në katin e dytë të Amfiteatrit Flavio duke kërcënuar me vetëvrasje.

Për disa minuta rresht ka ecur përgjatë pjesë së jashtme të kornizës së katit të dytë duke vënë seriozisht në rrezik jetën e tij, nën vështrimin e tmerruar të turistëve të shumtë që këtë paradite ndodheshin për të vizituar Koloseun.

Skuadrat e shpëtimit të zjarrfikësve dhe të forcave të policisë mundën të bindnin guidën turistike të hiqte dorë nga gjesti i tij e të zbriste.

Ky gjest ka ardhur një ditë pasi ka hyrë në fuqi normativa e miratuar nga Bashkia e Romës e cila ndalon ushtrimin në rrugë e përballë monumenteve historike të aktivitetit të promotorëve të guidave turistike./oranews

 

Shyhretja uroi mikateshën me një imazh të bukur

0

Urimi i Shyhretes për nënën e resë
Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli është ndër emrat më të dashur të estradës muzikore. Ajo për dekada me radhë ka argëtuar publikun me zërin dhe stilin e veçantë, gjë të cilën vazhdon ta bëjë edhe sot, shkruan rtv21.tv
Krahas angazhimeve në muzikë, këngëtarja shumë e dashur për publikun po tregohet mjaft aktive edhe në rrjete sociale, në të cilat numëron ndjekës të shumtë.
Së fundmi, Shyhretja ka shfrytëzuar instagramin për të uruar mikateshën e saj, nënë e resësë saj, Dritën.
“Urime ditelindjen shume e nderuara Zonja Drite <3 Se te kam mikeshe per qefi”, ka shkruar Shyretja krahas imazhit të bukur me nënën e Leartës.

Me rastin e ditëlindjes, reja e Shyhretes, Learta ka uruar nënën e saj përmes disa imazheve të publikuara në instagram për 169 mijë ndjekësit e saj.

Ndryshe, Learta Kakupi përveç që njihet si reja e Shyhretes, ajo merret edhe me këndim. Projektin e parë ajo e ka publikuar në muajin maj, në bashkëpunim me vjehrrën e saj, Shyhrete Behlulin. Kënga titullohet “Për ty Nexhmije” dhe i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Projekti deri tani numëron 2 milionë e 231 mijë e 297klikime në Youtube./21Media

.

Rrëzohet aeroplani, bie mbi aeroplanin tjetër

0

Një aeroplan i kompanisë EasyJet i nisur për në Londër u rrëzua mbi një aeroplan tjetër në pistën e aeroportit në Amsterdam këtë mëngjes.

Airbus A320 u përplas me një avion Boeing të parkuar.

Pasagjerët thanë se krahu i Airbus ishte vendosur në bishtin e avionit KLM, i cili duhej të fluturonte për në Madrid, transmeton rtv21.tv.

Një kliente zbuloi se ishte pengesa e dytë në udhëtimin e saj me EasyJet pasi linja ajrore kishte humbur tashmë bagazhin e saj.

EasyJet u detyrua të gjejnë një avion zëvendësues për udhëtarët të cilët janë vonuar për më shumë se katër orë. Ndërsa, fluturimi i aeroplanit KLM në Madrid u shtye gati tre orë, edhe pse nuk ishte e qartë nëse përdoret i njëjti aeroplan.

Përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha se siguria e udhëtarëve dhe ekuipazhit është prioritet dhe një hetim është nisur në përputhje me procedurën./21Media

Shtyhet Gjykimi për lëndën “Talir”, të PPS-së për më 12 shtator!

0

Për shkak të mungesës së njërit anëtar të jurisë, rasti “Talir”, shtyhet për më 12 shtator. Lënda ka të bëjë për financim joligjorë të partisë VMRO-DPMNE. Përfaqësuese e akuzës është Lençe Ristevska nga Prokuroria Publike Speciale, ndërsa procesin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani.

Sot në seancën gjyqësore të pranishëm ishin të akuzuarit ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputeti Ilja Dimovski, Leko Ristoski dhe Kiril Bozhinovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Të akuzuarit sipas aktakuzës të Prokurorisë Publike Speciale në mënyrë të paligjshme kanë marrë rreth 4.6 milion euro për financim të partisë, pastaj kanë organizuar që paratë të dërgohen në xhirollogarinë e partisë në emër të njerëzve të ndryshëm.

KSHPK, do të hetojë rastin me furnizimin e aviobiletave në institucione!

0

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska sot deklaroi se do të shqyrtojë rastin me shitjen e biletave të aeroplanit në institucione.

Ivanovska theksoi se planifikojnë të bisedojnë me Entin shtetëror për revizion se sa ata do ta mbulojnë atë rast. Është me rëndësi se sa mjete monetare fshihen në prapavijë, potencoi Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska.

E fejuara e Bleros mahnit me flokë të gjata

0

Afrona mjaft aktive
E fejuara e këngëtarit, Blero Muahrremit, Afrona në prag të martesës çdo ditë e më shumë po duket më e bukur. Kjo po shihet nga pamjet e shumta që bukuroshja Dika po publikon për ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Së fundmi, modelja e njohur ka publikuar një fotografi të bukur, në të cilën shihet e rregulluar deri në detaje, shkruan rtv21.tv
Me flokë të gjata dhe me grim që i shkon për fytyre, Afrona ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në instagram, ku numëron 175 mijë ndjekës.

Afrona Dika dhe këngëtari Blerim Muharremi janë duke shijuar muajt e fundit të beqarisë. Çifti i njohur do të martohen në muajin shtator, ndërsa në dasmën e tyre do të këndojnë: Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi, Shkurte Gashi./21Media

.

Kuvendi i RMV-së konstatoi dorëheqjen e Vesel Memedit!

0

Propozimi i kryeministrit për shkarkimin e Suhej Fazliut nga posti i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale u bë mollë sherri mes LSDM-së dhe RDK-së, pas çka deputeti i vetëm në Kuvend nga RDK-ja Vesel Memedi dorëzoi dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i deputetit me të cilën sipas Memedit është kurdisur lojë. Në seancën e 104 sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut konstatoi dorëheqjen e parevokueshme të dorëzuar  më 26 qershor të këtij viti nga Vesel Memedi./TV21

Ndahen çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”

0

Çmimi kombëtar për veprimtari jetësore post mortum iu nda profesorit, Agim Çavdarbasha
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një ceremonie ka ndarë çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”, ku çmimi kombëtar për veprimtari jetësore iu nda profesorit të ndjerë, Agim Çavdarbasha. Me këtë rast, ministri i kulturës tha se kjo është një ditë e veçantë pasi ndahen çmime në shenjë mirënjohje për një punë dhe angazhim maksimal./21Media

 
.

“Shpresa dhe frika”, tema kryesore e edicionit të 10-të të festivalit Anibar

0

Mbi 1 mijë aplikime në programe të ndryshme të festivalit
“Shpresa dhe frika” është tema kryesore e edicionit të Festivalit të Filmit të Animuar Anibar, i cili do të fillojë më 15 korrik e ku do të shfaqen 300 filma të ndryshëm në pesë kinema të Pejës.
Kështu bënë të ditur sot në një konferencë për media zyrtarë të Anibar International Animation, festival ky që sivjet shënon edicionin e 10-të të tij.
Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja bëri të ditur se në këtë vit jubilar të këtij festivali, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme, teksa u shpreh optimist se krahas rritjes së festivalit, do të rritet edhe mbështetja institucionale për Anibar-in.
“Tema e këtij edicioni është ‘Hopes and fears’, do të thotë flet për shpresat dhe frikën. Ideja është që në një kohë kur jemi duke u bërë më indiferentë ndaj ndryshimeve politike, sociale dhe mjedisore, trajtimi i frikës dhe shpresave tona për të inspiruar ndryshimin… Këtë vit kemi pasur mbi 1 mijë aplikime në programe të ndryshme të festivalit, prej tyre janë përzgjedhur një numër i konsiderueshëm prej 300 filmash, 80 prej të cilëve do të jenë në kategori të ndryshme konkurruese, përfshirë çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar, çmimin për filmin më të mirë ballkanik, atë studentor, video-muzikor dhe filmin më të mirë të metrazhit të gjatë”, tha ai.
Koordinatorja për media, Leonora Aliu tha se edhe kësaj radhe janë përqendruar për një program sa më të pasur.
“Programi sivjet do të ketë 300 filma, 15 programe speciale, 4 workshope për  fëmijë, 3 master-klasa dhe mysafirë specialë, regjisorët e njohur të serive të njohura të animuara në botë”, tha ajo.
Anibar International Animation Festival do të fillojë më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 21 korrik.
.

Dua: Tani kam ide shumë të qartë se çfarë po bëj dhe çfarë dua të them

0

Dua zbuloi se albumi i saj i ri do të formohet pjesërisht nga bisedat që po zhvillon me adhuruesit
Këngëtarja kosovare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa, e cila e nxori albumin e saj në studio në vitin 2017 – e ka pranuar se ajo është bërë shumë më e sigurt në kuptimin “se çfarë po bëj dhe çfarë dua të them” derisa pret me padurim nxjerrjen e incizimit të saj të ri.
“Jam shumë më tepër në kontakt me veten. “Tani kam ide shumë të qartë se çfarë po bëj dhe çfarë dua të them. Gjërat nga të cilat nuk kam frikë.”, u shpreh Dua.
Bukuroshja zeshkane, e cila po flet gjithnjë e më shumë për çështjen e të drejtave të LGBTQ dhe barazisë së femrave po ashtu zbuloi se albumi i saj i ri do të formohet pjesërisht nga bisedat që po zhvillon me adhuruesit dhe dëgjuesit e saj.
Duke folur për BBC, ajo vazhdoi: “Me muzikën, po ashtu, është për t’u siguruar se ata kanë hapësirë të sigurt, vend ku mund të vijnë dhe të dëgjojnë muzikë dhe të shoqërohen. Kjo është vërtet me rëndësi për mua.”
Përkundër kësaj, Dua e pranoi se ndihet në ankth për nxjerrjen e albumit të saj të dytë të shumëpritur.
“Ka kohë që pritet të dalë, kështu që jam shumë e lumtur. Jam nervoze. Ndjej se po ndodh prapë.”, shtoi Dua.
Këtë muaj, Dua ka bërë të ditur se albumi i saj është “nostalgjik” dhe “ndihet si orë vallëzimi”.
“Nuk dua të zbuloj shumë. Isha e stresuar për daljen dhe bërjen e intervistave prapë dhe thashë: ‘Nuk jam e gatshme të flas për këtë!’ “Por prapë është pop album, ndryshon dhe ka disa nuanca nostalgjike në të. Por përfundimisht vërtet ndihet si orë vallëzimi.”,  tha Dua për BANG Showbiz.
Ndryshe, “Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 48 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media

.