Arta Toçi në vend të Vesel Memedit!

TË FUNDIT

Pas dorëheqjes së Vesel Memedit dhe konstatimi i të njëjtës nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në vend të Memedit do të ulet Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas listës që kanë garuar deputetët në zgjedhjet  parlamentare të vitit 2017, pas deputetit Vesel Memedi renditet Arta Toçi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Me ardhjen e Arta Toçit në vend të Vesel Memedit, Aleanca për Shqiptarët do të ketë tre deputet.