Nëse qytetarët nuk kanë vetëdije për të kuptuar se koronavirusi vret, atëherë gjithçka është e kotë tha Bujar Osmani në emisionin Click Plus. Sipas tij me rritjen e numarve me të infektuar të rinj, qytetarët do të fillojnë të besojnë se virusi ekziston dhe për një periudhë do të zvogëlohet trendi i të infektuarve.
“Ky numër i sotëm i ka vetëdijesuar të gjithë se sjellja jonë e pakujdesshme dhe jo serioze po i vret më të afërmit tanë. Mendoj se ky mesazh është më i fuqishëm se çdo polic që mund t’ju ndale në rrugë dhe mund të ju kontrolloje për maskën e ju pas 10 minutave ta hiqni maskën. Nëse nuk e keni vetëdije brenda për të kuptuar se kjo sëmundje ju vret juve dhe të afërmeve tuaj atëherë gjithçka është e kotë”, tha Bujar Osmani, zv/kryeministër.
Megjithatë ka qytetarë që nuk besojnë se ekziston koronavirusi.
Qytetar: Covid-19 nuk ka, njerëzit që vdesin janë 70 vjeçar, 90 vjeçar atyre ju ka ardhur vdekja te hunda. Le të tregojnë nëse ndonjë i ri ka vdekur.
TV21: Pse po e mbani maskën atëherë?
Vetëm e vendosa!
TV21: Keni frikë se po ju dënon policia? Po për atë arsye e vendosa, sepse sëmundje nuk ka, virus nuk ka.
Osmani tha se nuk është e vërtetë se nga virusi kanë vdekur vetëm të moshuar. Ai përmendi një shembull në Bllacë ku është varrosur një fëmijë disa muajsh.
Osmani gjithashtu tha se duhet të fillojmë të mësohemi të jetojmë me maska.
“Nëse mbajmë maska unë ju mbroj juve nga përhapja e sëmundjes dhe e kundërta nëse ju mbani maskë më mbroni mua për shkak se ju në moment mund të jeni pozitiv. Nëse të dy mbajmë maska shanse për t’ia transmetuar njëri tjetrit është pothuajse 0”, tha zëvendëskryeministri i çështjeve evropiane Bujar Osmani.
Për hapjen e kufijve, Osmani tha se shteti nuk ka interes për të mbajtur kufijtë e mbyllur, por duhet ditëve në vijim të shihet situata me virusin nëse do të ketë kushte për rihapjen e tyre.
