OKB miraton rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA, dënohet agresioni rus në Ukrainë

TË FUNDIT

Me 141 vota pro është miratuar rezoluta që dënon agresionin rus në Ukrainë. Ajo u propozua nga Shqipëria dhe SHBA. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

“141 vota për paqen në Ukrainë! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin!”, bën të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një postimi në Twitter.

Rezoluta ka për qëllim parësor dënimin e sulmit dhe ndalimin e mëtejshëm të tij nga ana e Rusisë në dëm të Kievit.

Gjithashtu, ajo parashikon ndihma humanitare për Kievin, si pasojë e një krize refugjatësh. Kjo çështje, edhe në bazë të rezolutës, mbart një peshë dhe rëndësi ndërkombëtare, pasi cenon paqen dhe sigurinë botërore.