OBSH: Nuk ka dëshmi se vaksina BCG mbron kundër koronavirusit

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sot kumtoi se nuk ka dëshmi se vaksina BCG mbron njerëzit nga infeksioni me koronavirusin e ri.

OBSH gjithashtu theksoi se dy inspektime klinike të vaksinës BCG janë në rrjedhë. Në mungesë të provave, OBSH nuk rekomandon vaksinimin BCG si parandalim të Kovid-19.

Sidoqoftë, OBSH edhe më tej vazhdon të rekomandojë vaksinimin neonatal të BCG në vende ose mjedise me incidencë të lartë të tuberkulozit./MIA