Osmani: Ditë të zeza për shqiptarët! Sali: Në vend të japin llogari, bllokojnë proceset

TË FUNDIT

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar emërtimet shqiptare në Tetovë, vijon përplasja politike mes pushtetit dhe opozitës shqiptare, transmeton TV21. Bujar Osmani nga BDI në një status në rrjetin sociale Facebook shkruan se me këtë vendim të Kushtetueses goditet identiteti shqiptar. Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali po në rrjetet sociale ka thumbuar opozitaren BDI-në, duke theksuar se BDI në vend të jap llogari, po i bllokon proceset.