Me këngë, poezi dhe lotari u hap punëtoria e re sportive – kreative, për të rriturit me aftësi të kufizuara.
Këta njerëz të rinj vijnë në qendër pesë ditë në javë dhe çdo ditë argëtohen. Fotografojnë. Këndojnë, luajnë, bëjnë gjerdane, shpesh herë përgatisin edhe ushqime dhe sallata, ndërsa prej tash do të mund të ushtrojnë në dy vegla të reja.
Marijana Serafimovska Dimitrievska është e punësuar në Qendrën për Persona me Aftësi të Kufizuara „Mesazh“. Ajo thotë se për këta të rinj çdo ditë përgatisin aktivitete të ndryshme që atyre t’u bëhet më interesante koha që e kalojnë këtu. Thotë se ata bëhen pjesë e familjes tonë.
Këto hapësira janë hapur në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë për Punë dhe Poltikë Sociale, ndërsa mjetet e grumbulluara nga Tregu Ndërkombëtar i këtij viti që e organizoi Ambasada Italiane, u dhuruan pikërisht për këtë qendër.
Aleksandra Smilevska
