Nxënësit shqiptarë në Preshevë detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb, tha Arifi

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.

“Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës. Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar.”, ka shkruar Arifi.