Më shumë se 3,3 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në shtatë ditët e fundit, që është rritja më e lartë për një javë që nga fillimi i pandemisë, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në periudhën prej 26 tetorit deri më 1 nëntor, pjesa më e madhe e të gjitha rasteve janë regjistruar në Evropë – rreth 1,7 milionë, që është 22 për qind më shumë se një javë më parë. Në të njëjtën kohë, numri i të vdekurve është 46 për qind më i lartë.
Gjithsej 11 milionë infeksione dhe 285.000 raste të vdekjes janë konfirmuar në Evropë.
Situata mbetet e tmerrshme në Amerikën e Veriut dhe Jugut, ku janë paraqitur 999.000 infeksione të reja dhe 17.000 raste të vdekjes gjatë javës së kaluar. Më shumë se 20 milionë raste të infektimit dhe gati 639.000 raste të vdekjes janë lajmëruar në këtë rajon.
Rreth 381.000 persona janë infektuar në Azinë Juglindore në shtatë ditët e fundit dhe nëntë milionë nga fillimi i pandemisë. Më shumë se 144.000 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.
