Shkon në 469 numri i viktimave nga përmbytjet në Nepal, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

TË FUNDIT

Policia e Nepalit njoftoi se numri i viktimave nga përmbytjet që kanë goditur vendin është rritur në 469.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërsa më shumë se 1,300 persona ende konsiderohen të zhdukur, raportoi The Guardian.

Mes të zhdukurve janë qindra turistë nga India, SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja.