Ministrja e Drejtësisë Renata Deskosa thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me opozitaren VMRO-DPMNE-në, por sipas saj nuk ka ndonjë rezultat që lë për të dëshiruar. Deskoska thotë se po bëhen përpjekje për rishikimin e pikëpamjeve të deputetëve për të mbështetur sundimin e ligjit dhe drejtësinë.
“Po bëhen përpjekje për të rishikuar pikëpamjet e të gjithë deputetëve në Parlament lidhur me angazhimin e tyre të sinqertë për të mbështetur proceset e integrimit evropian, por gjithashtu për të mbështetur sundimin e ligjit dhe drejtësinë. Ekzistojnë komunikime formale dhe jo formale me VMRO-DPMNE-në nuk ka rezultate të rëndësishme nga ato komunikime”, deklaroi Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.
