Gazetarja Nora Kaliqi tha gratë që janë pjesë e politikës nuk e luftojnë femicidin ose padrejtësitë që i bëhen grave por jane pjesë e tubimeve partiake dhe rreshtohen krah partive.
“Shumë rrallë jemi ngritur të protestojmë për femicidin i cili ndodh ose padrejtësitë që u bëhen grave. Shumë pak iniciativa, shumë pak përkrahje. Por fatkeqësia më e madhe është që po ato gra mblidhen në tubime partiake, rreshtohen në ato tubime partiake për te qenë figura dhe asnjëherë për ta rregulluar atë program zgjedhor dhe për të luftuar për drejtat e grave”, tha
