Rivalët politikë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë reaguar pas publikimit të exit-poll-eve, duke i cilësuar rezultatet paraprake si një shenjë të rënies së mbështetjes për qeverinë, megjithëse opozita ende nuk ka siguruar një shumicë të qartë parlamentare.
Gadi Eisenkot, kreu i partisë Yashar dhe rivali kryesor i Netanyahut, deklaroi se vota e qytetarëve dëshmon mungesë të plotë besimi ndaj Netanyahut dhe qeverisë së 7 tetorit.
Ai u zotua të nisë menjëherë përpjekjet për zëvendësimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie të re, duke përfshirë edhe zbatimin e rekrutimit të detyrueshëm ushtarak.
Edhe ish-kryeministri Yair Lapid e cilësoi rezultatin si një humbje të rëndë për bllokun e Netanyahut, ndërsa Yair Golan, kreu i partisë së majtë Demokratët, tha se rezultatet krijojnë një mundësi për ndryshimin e qeverisë.
