Një gjykatës i përmendur në lëndë të KSHPK, do të vendoset në listën për kontrollin e pronës në vitin 2022

TË FUNDIT

Pas kërkesës për rishyqrtim të vendimit gjegjësisht veprimit, udhëheqjes së procedurës nga ana e gjykatësit dhe kërkesë për ndjekje penale para PTHP-së, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) pasi e kanë shqyrtuar dhe konfirmuar se nuk është kompetencë e tyre, në mbledhjen e sotme vendosi që denoncimi të dërgohet për veprim të mëtutjeshëm në Këshillin Gjyqësor të RMV-së.

Gjykatësi i përmendur në lëndë, përfunduan në mbledhjen e sotme anëtarët e Antikorrupsionit, të përfshihet në planin vjetor për kontroll të të dhënave nga lista anketuese për gjendjen e pronës, me programin vjetor për vitin 2022.

Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së, e cila shpjegoi disa lëndë që kanë ardhur dhe janë shqyrtuar në Antikorrupsion, informoi se kanë dhënë vërejtje te Ministria e Financave për Draft-ligjin e ri për revizion.