Nëna në paraburgim pasi kishte lidhur djalin me zinxhir! 3 fëmijët tjerë në përkujdesje të Qendrës Sociale

TË FUNDIT

Banesa në të  cilën dje humbi jetën 7 vjeçari B.T. sot ishte e mbyllur.

Gjendemi në banesën ku dje si pasoje e zjarrit humbi jetën 7 vjeçari B.T. nëna e të cilit gjatë ditës së sotme do duhet të dalë para gjykatësit hetues se e ka lidhur fëmijën me zinxhir dhe dry, gjë që ka pamundësuar që të nxirret nga kjo banesë.

Policia dhe prokuroria e kanë kryer hetimin, ndërsa nëna e shtatë vjeçarit nga natën e mbrëmshme është në stacionin policor në Gostivar.

Nga qendra për punë dhe politikë sociale në Gostivar thonë se ata i kanë marr nën përkujdesje fëmijët e tjerë edhe për momentin janë në  gjendje të rëndë psikike. Nga kjo qendër thonë se deri më tani tek ata askush nuk ka denoncuar ndonjë shkelje të të drejtave të fëmijëve  dhe  nuk janë paraqitur për të marr asnjë lloj ndihmë sociale.

 “Ne si qendër nga dje kemi filluar të punojmë me ata. Mbrëmë në ora 10 ishte një ekip për t’i vizituar fëmijët. Ishin më të qetësuar dhe tani kur jemi duke biseduar ekipi është në vendin ku ata i kemi akomoduar për të punuar dhe qetësuar fëmijët”, theksoi Azbi Shaqiri – psikolog.

Fqinjët  thonë se as nuk e kanë njohur këtë familje pasi që ata para pak kohësh kanë qenë të vendosur në këtë banesë dhe qira dhe deri më tani as fëmijën që ka humbur jetën nuk e kanë parë ndonjëherë.

“Jo jo, nuk i njohim ata kanë ardhur shpejtë me qira këtu edhe aspak as nuk i kemi parë jashtë”, tha një banor i lagjes.

Nëna e fëmijës sot doli para prokurorisë së Gostivarit, me çka u lëshua urdhër  për kryerjen e procedurës hetimore.

Prokurori Publik i dorëzoi gjykatësit propozim për caktimin e masës së paraburgimit të saj. Sipas prokurorisë krimi për lidhjen e fëmijës me zinxhir që ka penguar shmangien nga zjarri dënohet me burgim të paktën pesë vjet.

Ndryshe, kjo familja është nga Resnja, ndërsa në Gostivar është shpërngulur në fund të  tetorit të vitit 2018, fëmija që humbi jetën nuk ka ndjekur as shkollën, pasi që sipas të afërmeve të tyre i njëjti ka qene me pengesa në zhvillim.