Në Sibovc të Podujevës, dyshohet për vetëvrasje

TË FUNDIT

Një person rreth moshës 34 vjeçare është gjetur i vdekur mbrëmë në fshatin Sibovc të Podujevës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke thënë se mbrëmë janë njoftuar nga QKU-ja se në orët e vona të së shtunës ka shkuar një person pa shenja jete.

Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se policia përderisa nuk ka raport nga mjekësia ligjore rastin e cilëson si vdekje të dyshimtë.

Burimet të KosovaPress bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ilir Gërgurin për të cilin dyshohet se është vetëvrarë.

Po sipas këtyre burimeve ai është gjetur i varur në degën e një molle.

Mësohet se i ndjeri ka qenë kampion në paragllajdizëm.