Tre policë dhe katër militantë janë vrarë sot në një konflikt në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni.
Sipas agjencisë ruse TASS, në Komitetin Kombëtar Anti-Terrorist, konflikti ndodhi kur forcat e sigurisë, së bashku me forcat speciale të gardës ruse dhe policisë, zbuluan një grup të armatosur dhe filluan operacion anti-terrorist.
Në thirrjen për t’u dorëzuar, militantët thuhet se hapën zjarr me armë automatike dhe katër sulmues u vranë gjatë të shtënave.
“Për fat të keq, nuk ishte e mundur të shmangeshin humbjet midis forcave të zbatimit të ligjit. Tre policë u vranë gjatë të shtënave”, tha një zyrtar i bordit.
Militantët janë fshehur në një shtëpi private e cila është rrethuar.
Sipas kumtesës, operacioni filloi pasi shtabi operative në Çeçeni mori informacion në lidhje me përgatitjen e mundshme të sulmeve terroriste.
