Në Japoni sot janë regjistruar 623 raste të reja të koronavirusit, rritje më e madhe ditore e numrit të të infektuarve nga 10 prilli, por nuk ka raste të reja të vdekjes.
Siç kumtuan autoritetet shëndetësore japoneze, 286 raste të reja janë në Tokio, me çka kryeqyteti i Japonisë shënon rritje më të madhe të numrit të të infektuarve deri tani.
Në prefekturat Kanagva, Çiba dhe Saitama, si dhe qytetin Osaka, u regjistrua rritje më e madhe ditore e numrit të të sëmurëve nga Kovid-19, prej se gjendja e jashtëzakonshme në Japoni është hequr më 25 maj.
Në Japoni deri tani nga koronavirusi janë infektuar gjithsej 24.185 persona, ndërsa 988 kanë vdekur.
