Në 3 muajt e parë të vitit të ri arrijnë vaksinat kundër Covid-19! Filipçe: Vaksinimi nuk është i domosdoshëm

TË FUNDIT

Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se përmes Covax mekanizmit do të sigurohen rreth 800 mijë doza të vaksinave kundër Coivd-19 për rreth 400 mijë qytetarë. Filipçe tha se vendi ka aplikuar edhe për 800 mijë doza tjera të cilat do të sigurohen përmes Polonisë dhe Greqisë.

Ministri theksoi se vendi tashmë ka nisur me planifikimin e logjistikës për furnizim me vaksinë, dhe se janë siguruar frigoriferë të posaçëm për ruajtjen e vaksinës.

Ministri Filipçe njoftoi se fillimisht do të vaksinohet personeli mjekësorë, qytetarët mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, të punësuarit në infrastrukturën e rrezikshme si dhe të punësuarit në transportin publik.