jë version i ri, i mutuar i Kovid-19 u zbulua në Danimarkë, tek më shumë se 1.600 testime.
Shkencëtarët danezë në Institutin Shtetëror të Serumit kanë shprehur shqetësimin për zbulimin e një lloji të ri të virusit të quajtur H439K.
“E rëndësishme është të monitorohet se si përhapet ky variant i koronavirusit dhe të përcaktohet nëse përhapja është më e theksuar në grupet më të rrezikuara”, tha Tira Grove Krause nga Instituti danez i Serumit.
Ajo shtoi se H439K nuk është i njëjtë me speciet e reja të Kovid-19 të zbuluara në Britani, as speciet e gjetura më parë në kunat kanadeze në Danimarkë.
Instituti danez i serumit thotë se H439K u zbulua në maj në Rumani, por tani është më i përhapur në Irlandë, Çeki, Zvicër, Angli, Australi dhe Zelandën e Re
