”Nana Baubles” thyen rekord me mbi 1700 dekorime për Krishtlindje

TË FUNDIT

Sylvia Pope ka një koleksion të dekorimeve (Baubles) për Krishtlindje.

Ky koleksion i saj është aq i madh sa ajo ka thyer rekordin për koleksionin më të madh në botë të  stolive të Krishtlindjeve.

Sylvia, e njohur gjithashtu si ”Nana Baubles”, jeton në Swansea, Uells dhe zotëron 1760 dekorime të varura.

Megjithatë, ajo parashikon se numri i dekorimeve do të shkojë mbi 2000 në vitin e ardhshëm!

Koleksioni i saj magjepsës përhapet në të gjithë shtëpinë e saj, dekoret janë të varura në tavane, si dhe të ekspozuara jashtë shtëpisë së saj.

Dekorimet ndryshojnë në formë, material dhe ngjyra dhe vijnë nga çdo cep i botës.

Popes iu deshën vite për të krijuar një koleksion të tillë, me pjesë të ndryshme nga kudo në botë. Disa vijnë nga dyqanet ikonë në Mbretërinë e Bashkuar, të tilla si Liberty London dhe Harrods, ndërsa disa u kthyen nga të dashurit e saj gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit.

“Krishtlindjet kanë qenë gjithmonë një çështje familjare”, ka thënë Pope.

Kjo e fundit thoshte se në mëngjesin e Krishtlindjes, ajo gjente një çorape të mbushur me një portokall dhe arra. Më pas, ajo zbriste shkallët për të hapur dhuratën tek pema e krishlindjeve dhe ajo atmosferë në ditët e sotme i ngjallë nostalgji.

”Nuk kishim shumë, por ishin të lumtur”, ka thënë Pope./21Media