Pronari i Teslas, Elon Musk, i ka siguruar 46.5 miliardë dollarë për ta blerë në tërësi rrjetin social Twitter, derisa siç raportoi Reuters të enjten, po tenton të nisë një ofertë tenderimi.
Musk ishte zotuar se do ta blinte për 43 miliardë dollarë Twitterin, pak ditë pasi bleu 9 për qind të aksioneve.
Ai ka paralajmëruar se nëse e blen Twitterin, do të bëjë ndryshime të mëdha, ndërsa Bordi aktual e ka kundërshtuar tentimin e tij për blerje.
Sipas një raporti të Forbes, Elon Musk është personi më i pasur në botë.
