Kasami uron Arkin Jahijin: T’u qëndrojë besnik premtimeve parazgjedhore dhe të punojë për të gjithë qytetarët

TË FUNDIT

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami ka uruar Arkin Jahijin për fitoren në zgjedhjet në Bërvenicë duke i uruar mandat të suksesshëm dhe të mbarë. Kasami tha se Jahiji duhet t’ju qëndrojë besnik premtimeve parazgjedhore dhe të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, ndërkohë që shtoi se vendimi i qytetarëve duhet respektuar

“Si koalicion qeverisës, jemi pranë qytetarëve të Bërvenicës për të gjitha nevojat në kompetencë të Qeverisë.

Vazhdojmë me punë për të gjithë qytetarët pa dallim”, tha Kasami