Arrestohet pronari i Alta Bankës në Serbi! Më shumë se 30 orë kontrolle në ambientet e bankës

TË FUNDIT

Biznesmeni i njohur serb, Davor Macura, pronar i “Alta Bankës” në Serbi, për të cilin mediat serbe shkruajnë se është i afërt me Partinë Përparimtare Serbe në pushtet, është ndaluar pas një aksioni policor në Beograd. Ndalimi pasoi pas më shumë se 30 orësh kontroll në ambientet e bankës, pasi Banka Popullore e Serbisë ia revokoi licencën e punës dhe nisi procedurën e falimentimit.

Vendimi u mor pas konstatimit të problemeve serioze me gjendjen financiare dhe likuiditetin e bankës. Rastin po e heton edhe Prokuroria për Krim të Organizuar, e cila ka kërkuar verifikimin e transaksioneve drejt jashtë vendit. Macura ka interesa biznesore në disa sektorë të ekonomisë serbe.