MPB: Zbardhet rasti me paraqitjen e rrejshme në Ndihmën e parë mjekësore

TË FUNDIT

Stacioni policor Qendër e zbardhi rastin me paraqitjen e rrejshme në Ndihmën e parë mjekësore, i cili u incizuan dhe u publikua në aplikacionin Tik Tok më datën 13 të këtij muaji, ndërsa u shpërnda edhe në rrjete tjera sociale dhe kundër H.K. (25) nga Jurumleri i Shkupit do të parashtrohet kallëzim penal.

Nga MPB-ja informojnë se pas publikimit të videos në aplikacionin Tik Tok dhe rrjete tjera sociale, janë ndërmarrë masa dhe është konstatuar se H.K. është personi i cili paraqitet në shërbimin për Ndihmë të parë mjekësore Shkup, me çka ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, më saktë nenit 16 sepse në mënyrë të rrejshme ka thirr ndihmë dhe ka paraqitur rast.