MPB: Aktet e nënshkruara nga Nuhiu hyjnë në fuqi pasi Qeveria të miratojë Dekretin

TË FUNDIT

Njoftimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka të bëjë vetëm me nënshkrimin e akteve, por që të hyjnë në fuqi të njëjtat, Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të miratojë Dekret.

Dekreti për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për uniforma të policisë miratohet nga Qeveria dhe pas miratimit të saj, miratohet edhe Rregullore për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për kohëzgjatjen dhe shpërndarjen e uniformës dhe emblemës nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme.

Kështu janë sqaruar nga MPB nëpërmjet kumtesës së dërguar pas njoftimit të Nuhiut se “Emblemat e uniformave policore do të jenë edhe në shqip”.

Nga atje kanë njoftuar gjithashtu, se më 11 korrik 2019, në kuadër të MPB-së është formuar grup i punës me detyrë të realizimit të analizës për harmonizim të rregulloreve për uniformën e Policisë me dispozitat e Ligjit për përdorim të ligjit.

“Si rezultat i punës së grupit të theksuar, janë përpiluar tekstet për Dekrete të ndryshimit dhe plotësimit të Dekretit për uniformat e policisë dhe Rregullores për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për mbajtje dhe shpërndarje të uniformës policore”, thonë nga MPB.

Përndryshe, ministri Nuhiu njoftoi se me nënshkrimin e akteve ligjore emblemat e uniformave policore do të jenë edhe në shqip./TV21