Të pyetur për reagim për akuzat që kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri VMRO-DPMNE-së, si fajtore se pse s’ka konferencë të dytë ndërqeveritare, zëdhënësja opozitare Marija Miteva tha se janë pikërisht LSDM-ja dhe BDI-ja fajtore për shkatërrimin e Maqedonisë.
“Pikërisht press konferenca për temën krimin dhe korrupsionin është tregues i mjaftueshëm se kush është i vetmi fajtor dhe akuza të tilla që po vijnë janë vetëm një arsye për të mbuluar disfatën që ka Maqedonia dhe fajin direkt e kanë LSD dhe BDI”, pohoi Marija Miteva, zëdhënësve VMRO-DPMNE.
