Lidhur me hartën e Turqisë, e cila përfshin një pjesë të ishujve grekë, me të cilën është fotografuar kryetari i Partisë për Lëvizje Nacionaliste, Devlet Bahçeli në takimin me Ujqërit Gri, kryeministri grek Kirjakos Micotakis kërkon përgjigje nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për qëndrimin e tij në koalicion, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina.
Micotakis përmes “Tuiterit”, ka publikuar fotografinë me hartën specifike dhe pyeti në anglisht nëse është “delir i ekstremistëve apo politikë zyrtare e Turqisë?”, por edhe nëse është “një provokim tjetër apo një qëllim i vërtetë?”.
“Shikojeni mirë këtë hartë. Kretë, Rodos, Lezbos, Hios, Samos të gjithë të zhytur nga Turqia. Deliri i ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo një qëllim i vërtetë? Presidenti Erdogan duhet të qartësojë pozicionin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit”, shkroi Micotakis në Tuiter.
