Kryeministri Hristian Mickoski mbetet në qëndrimin se qeveria teknike duhet të shfuqizohet. Ai thotë se për këtë çështje nuk ka nevojë për takim të dytë të liderëve. Megjithatë, për të treguar gatishmëri politike, ai tha se në zgjedhjet e ardhshme mund të formohet qeveri teknike, duke i dhënë opozitës ministra në resore të caktuara, përfshirë punët e brendshme, politikat sociale dhe demografinë, bujqësinë, financat dhe administratën publike, pas kësaj e njëjta të shfuqizohet.
“Meqë LSDM e ka ndryshuar qëndrimin vetë, a shohim se edhe dikush tjetër nga takimi i liderëve e ka ndryshuar qëndrimin e vetë dhe gjenialisht ne do ta përsërisim, qëndrimi është se koha po mbaron, ndërsa ky qëndrim i fundit nga Këshilli Evropian se nuk ka nevojë për po monitorim ose monitorim, kjo tregon se nuk ka nevojë për një mekanizim të atillë të qeverisë teknike, pasi që kjo vetëm sistemin e bën joefikas. Por që të mos jemi ne ata të këqijtë, themi: në zgjedhjet e ardhshme le të ketë qeveri teknike, i japim mundësi opozitës të kenë ministra të tyre në resore që duhet t’i kenë dhe, në bazë të atyre ndryshimeve që janë bërë në qeveri, ajo do të jetë Ministria për Politika dhe Demografi Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme, dhe tjerat janë në Bujqësi, dhe Financa, dhe tani do të jetë në Administratë Publike. Para zgjedhjeve të ardhshme le të fitojnë, edhe të mos vlejë kjo tani; unë nuk mund të fitoj për ata në zgjedhje”, tha mes tjerash Hristian Mickoski – kryeministër.
I pyetur për paralajmërimet për “non paper” nga eurokomisionerja Mart Kos, në lidhje me statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, ku parashihet edhe anëtarësim pa të drejtë vote, Mickoski la të hapur mundësinë e shqyrtimit të këtij koncepti, duke shtuar se qëndrimi i Qeverisë mbetet i qartë: të punojë dhe të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për realizimin e qëllimit të dytë strategjik të vendit, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Ta shohim këtë “non-paper”, shumë herë kemi dëgjuar për integrimin e ngadaltë, edhe mekanizmat mbrojtës; ja të themi Polonia 20 vite nuk ka mundur të shfrytëzojë fonde strukturore për bujqësi dhe së pari herë filloi t’i shfrytëzojë në vitin 2024. Fillimisht të shohim konceptin cili është, edhe më pas do ta tregojmë qëndrimin tonë. Qëndrimi i qeverisë është të punojmë dhe të bëjmë gjithçka duhet që të arrijmë qëllimin e dytë strategjik, dhe ai është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, shtoi Hristijan Mickoski – kryeministër.
Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi heqjen e post-monitoringut nga Këshilli i Evropës si njohje të Maqedonisë së Veriut si demokraci të pjekur, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe funksionon një qeveri efektive. Ai theksoi se vendi tani është i vetmi në Ballkanin Perëndimor pa monitorim ose post-monitorim dhe falënderoi institucionet evropiane dhe deputetët e Maqedonisë për këtë vendim. Ky akt tregon se Qeveria respekton demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës, theksoi Mickoski.
