Mexhiti nuk pret protesta nga opozita, thotë se Fronti Europian është lodhur!

TË FUNDIT

Qeveria po e kthen gardhin prej hekuri përreth. Zv/kryeministri Izet Mexhiti i pyetur nëse presin protesta nga Fronti Europian, ai u përgjigj:

Përmendët protesta, a prisni protesta nga FE përpara qeveris?

“Të lodhur janë”, tha Izet Mexhiti – zv/kryesministr i parë.

Sipas Mexhitit gardhi është i nevojshëm, sepse pa të, ngarkohen me punë shtesë zyrtarët e policisë.

“Gardhi aty është, në vend se forcat e policisë ta ruajnë vazhdimisht sepse ka protesta, ngarkohen kur duhet e kur nuk duhet. Njerëz të rendit që duhet ta mbajnë rendin, duhet të lirohen nga obligimet sepse ata duhet të ruajnë rendin e qytetarëve dhe jo vetëm të qeverisë”, pohoi Izet Mexhiti – zv/kryesministr i parë.

Në lidhje me rivendosjen e rrethojës më herët reagoi Arbër Ademi nga BDI.

“Rrethoja vendohet për shkak se Qeveria është e vetëdijshme se është me legjitimitet vetëm maqedonas dhe në këtë mënyrë mundohet t’i ruaj vasalët e përzgjedhur të VMRO-s nga populli shqiptar”, tha Arbër Ademi nga BDI.

Gardhi u vendos në vitin 2015 kur ndërtesa u bë me fasadë barok dhe kushtoi rreth 700,000 euro. Në vitin 2017, kur LSDM erdhi në pushtet dhe Zoran Zaev u bë kryeministër, gardhi u hoq, që qeveria siç thanë ata, të ishte e hapur për qytetarët. Gardhi u hoq në shkurt të 2019-ës, por vetëm pjesa metalike ndërsa shtyllat mbetën, pasi kushtonte shumë shtrenjtë për t’i hequr. Qeveria e Zaevit atëherë pretendoi se nga gardhi do të bëheshin stola dhe tenda, por kjo nuk ndodhi.