Shasivari takohet me Varns, në fokus reformat në drejtësi dhe sundimi i së drejtës

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me ushtruesen e detyrës shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së, Nikol Varns, përcjell TV21. Në fokus të bisedimeve ishin reformat në drejtësi, sundimi i të drejtës dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shasivari theksoi rëndësinë e ekspertizës amerikane në reformën e legjislacionit penal, digjitalizimin e drejtësisë dhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve konkrete, ndihmës profesionale dhe shkëmbimit të përvojave, me qëllim të një sistemi më efikas të drejtësisë dhe besim më të madh të qytetarëve te drejtësia.