Merkeli kërkon masa më kufizuese për “mega bllokadën” në Gjermani

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel angazhohet për masa edhe më të ashpra për “mega bllokadë” në të gjithë shtetin, lajmëroi sot gazeta “Bild”.

Sipas gazetës, autoritetet gjermane diskutojnë për ndërprerjen e transportit publik ndërurban dhe lokal, si dhe vendosjen e orës policore. Gjithashtu flitet për atë si në këtë rast mund të garantohet furnizimi i popullatës.

Gjermania e konfirmoi  kërcimin e saj më të madh të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi sot, me të paktën 1.244 persona të cilët kanë vdekur nga Kovid-19 në 24 orët e fundit dhe numër të përgjithshëm të infektimeve – 1.978,590.

Derisa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve për kokë banori në Gjermani nga fillimi i pandemisë është shumë më i ulët sesa në SHBA, shkalla e saj ditore e vdekshmërisë nga mesi i dhjetorit shpesh e tejkalon atë të SHBA-së.

Gjermania fillimisht po përballet me pandeminë më mirë se fqinjët e saj me bllokadë të fortë pranverën e kaluar, por muajve të fundit ka rritje të personave të infektuar dhe rasteve të vdekjeve, ndërsa Instituti “Robert Koh” bëri të ditur se njerëzit nuk e kuptojnë virusin mjaft seriozisht.

Kryetari i Institutit Lotar Viler sot tha se kufizimet nuk zbatohen si në valën e parë dhe se disa njerëz duhet të punojnë nga shtëpia, duke shtuar se bllokada e tanishme duhet të ashpërsohet.

Në nëntor, Gjermania vendosi mbyllje të pjesshme, por i ashpërsoi rregullat në mes së dhjetorit, duke i mbyllur dyqanet dhe fëmijët nuk u kthyen në shkollë nga festat e fundvitit.

Spitalet në 10 prej 16 krahina gjermane po përballen me vështirësi sepse 85 për qind e shtretërve për kujdes intensiv janë me pacientë me Kovid-19, tha Vileri.

Merkeli duhej të bisedojë me ministrat që të rritet prodhimi i vaksinave. Deri më tani janë vaksinuar vetëm rreth një për qind e popullsisë gjermane apo 842.455 persona.