Menkinoski thirret në takim në Ministrinë e Drejtësisë, por i njëjti ka kërkuar anulim

Ministria e Drejtësisë ka thirrur në takim Toni Menkinoskin, negociuesin e VMRO-DPMNE-së për ligjin e ri të Prokurorisë Publike, por i njëjti ka kërkuar që të anulohet takimi pasi që ende nuk kanë ndërtuar qëndrime partiake për çështje të caktuara.

“Menkinovski ishte thirrur në takim sot, por përgjigja është se ende nuk kanë ndërtuar qëndrime për çështje të caktuara dhe kërkoi anulim të takimit, pas ndërtimit të qëndrimeve partiake”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.