Mbi 23 milionë denarë dëm ndaj shtetit, Policia Financiare kallëzon një pronar për mashtrim tatimor

TË FUNDIT

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Shkup ndaj një drejtuesi dhe pronari të një kompanie, nën dyshimin për shmangie nga tatimi dhe dëmtim të kreditorëve, përcjell TV21. Sipas hetimit, gjatë viteve 2019-2020, ai dyshohet se ka fshehur pasuri të kompanisë, përfshirë 10 automjete me vlerë rreth 69.7 milionë denarë, skuterë dhe mallra tregtare, duke i lënë kreditorët me kërkesa të pashlyera.

Gjithashtu, nga viti 2011 deri në 2019, dyshohet se ka tërhequr 53.8 milionë denarë kesh, të regjistruara si shpenzime, por pa dokumentacion që justifikonte përdorimin e tyre. Sipas Policisë Financiare, dëmi i përgjithshëm ndaj Buxhetit arrin në 23.4 milionë denarë.