Ardian Cuculi largohet nga posti i drejtorit sportiv të Shkëndijës

TË FUNDIT

Ardian Cuculi nuk do të jetë më Drejtor Sportiv i KF Shkëndija. Pas tre vitesh në këtë detyrë, ish-kapiteni i skuadrës kuqezi ka përfunduar angazhimin e tij në klub.

Cuculi, një prej figurave të rëndësishme në historinë e Shkëndijës, e mbylli fillimisht karrierën si futbollist me fanellën kuqezi, për t’u rikthyer më pas në një rol drejtues. Për tre vite ai shërbeu si Drejtor Sportiv dhe ishte pjesë e një periudhe të suksesshme për klubin.

KF Shkëndija, përmes një njoftimi zyrtar, e ka falënderuar Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite.

“Klubi e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë”, thuhet në njoftimin e klubit.