Menaxheri i njohur nga Shkupi, Haris Fakiç ka njoftuar se futbollisti shqiptar nga Finlanda, Agon Sadiku do të luajë për klubin FC Emmen në Holandë, përcjell TV21. Kujtojmë që Sadiku më herët ka luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll, më pas vendosi që të luajë për Finlandën.
